osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nesër 8 vite nga 21 Janari: Familjarët e 4 dëshmorëve shpresojnë te drejtësia e re

Nesër 8 vite nga 21 Janari: Familjarët e 4 dëshmorëve shpresojnë te drejtësia e re

Nesër mbushen tetë vite nga 21 Janari i vitit 2011, kur Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, duke vrarë katër protestues të pafajshëm dhe plagosur gjashtë të tjerë. Nga protesta mbetën të vrarë; Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite. Ajo që nuk është përcaktuar ende është arma nga u qëllua Aleks Nika, sepse plumbi që kishte bërë rikoshet rezultoi mjaft i dëmtuar.

Ndërkohë që në fillim të nëntorit të vitit të kaluar dosja u rikthye sërish në gjykatë. Garda e Republikës rikthen procesin e 21 Janarit në gjykatën e Tiranës duke i kërkuar ish-kreut të saj Ndrea Prendit dhe gardistit Agim Llupo të kthejnë në arkën e gardës faturën prej 2.1 milion euro që garda ka paguar si dëmshpërblim për viktimat e 21 janarit.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të vrarë me duar në xhepa në protestën e 21 Janarit 2011 janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’. Ndërkohë që familjarët vijojnë që të kërkojnë drejtësi, apel të cilin ata e përsërisin cdo vit duke pasur shpresë se drejtësia e re do bëjë drejtësi për katër të vrarët.

Organet e reja që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet e lartat, të cilat po ngrihen janë shpresa e fundit e familjarëve për të hetuar në mënyrë shteruese dhe të paanshme ngjarjet e 21 Janarit, duke vënë protagonistët para përgjegjësisë. Bëhet fjalë për Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë Speciale dhe Gjykatat e Posaçme.

Kushtetuta e re dhe ligji për SPAK ka hequr kufizimet kohore për Byronë e Hetimit dhe Prokurorinë Speciale, për hetimin e çështjeve të ndryshme, sidomos kur të implikuar janë funksionarë dhe ish-funksionar të lartë. Vitin që lamë pas Komisionet e Vettingut shkarkuan disa nga gjyqtarët dhe prokurorët e dosjes së 21 janarit.