Kushtetuta është e përmbytur nga tingujt e “Maqedonisë së famshme”. Athina është përfshirë nga të tjera protesta për të kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës, pra emrin e ri të Maqedonisë, nga ato lëvizje që Maqedoninë e konsiderojnë një emërtesë historike greke. Kjo ndodh një ditë para se parlamenti grek të nis procedurat për ratifikimin e marrëveshjes.
Shkupi e mbylli si histori një javë më parë, me votimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat mundësuan ligjshmërinë e emrit të ri. Por dhe aty, i gjithë procesi kaloi nga protestat nacionaliste. Tashmë radhën e ka Athina.
“Ngrihet nje komb fallco e proteston per emrin Maqedoni, ndersa Shqiptaret qe e kane te tyren kete emer dhe jane te vetmit qe kane autoritetin ta mbajne ate, votojne qe t’ua dhurojne Bullgareve. Emri Maqedonia e Veriut per shtetin eshte ne rregull, sepse ajo eshte realisht Maqedonia e Veriut por qe te quhen Bullgaret Maqedon, kjo eshte e papranushme pasi vetem Shqiptaret jane Maqedon”, shprehet historiania Elena Kosaqi.