Ka përfunduar me dhjetëra persona të plagosur protesta në Greqi, ky qytetarët kishin dalë në sheshin “Sintagma” të Athinës për të kundërshtuar marrëveshjen e qeverisë për çështjen e emrit.
Sipas shtypit grek, një 45 vjeçar është plagosur me thikë pranë qendrës ku po mbahej protesta e ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi kanë shkelur njëri-tjetrin me këmbë duke u përpjekur për të dalë nga tuma pasi policia tentoi qe t’i shpërndante me gaz lotsjellës.

Policia ka vënë në dispozicion më shumë se 2.000 policë, dronë, helikopterë dhe pompa uji me presion, si dhe ka bërë thirrje për protesta paqësore.
Nuk dihet nëse marrëveshje do të miratohet për shkak të mazhorancës së dobët të qeverisë së Aleksis Tsipras. Nga ana tjetër, opozita është kundër saj, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
“Greqia: Dashnorja e Perëndimin, Gruaja e Lindjes. Qeveria e Greqisë deklaron se do votojë marrëveshjen me Maqedoninë, nga ana tjetër është vetë qeveria greke që organizon tubime kundër kësaj marrëveshje. Kështu ka funksionuar dhe funksionon Greqia që nga viti 1832”, ironizon pas këtyre akteve historiani Arben Llalla.