Zgjedhjet më të fundit në kryesinë e PD dhe në sekretariatin e kësaj partie kanë dhënë një rezultat me të vërtetë tronditës, që ka prishur të gjitha balancat fetare në parti: Asnjë katolik në kryesinë e PD dhe sekretariantin e kësaj partie. Për më tepër që Shkodra, bastioni më i fuqishëm i PD në të gjithë vendin, që i ka dhënë gjithnjë shumicë deputetësh dhe bashkinë demokratëve është shmangur totalisht nga përfaqësimi në kryesi dhe struktura. Izmira Ulqinaku nuk e mban dot e vetme “peshën” e përfaqësimit të Shkodrës.
Berisha ka qënë njeriu që e ka pasur të theksuar luftën ndaj katolikëve, madje janë të njohura “flirtet” e tij me radikalët islamikë dhe bijtë e terrorit që nga Osama Bin Laden e deri tek radikalët sauditë apo miqtë e rinj radikalë islamikë të të birit, Shkëlzen Berisha. Por sa e kishte në dorë vetë vulën e drejtimit të partisë nuk ka guxuar që të prishë këto ekuilibra të brishtë fetarë. Por tashmë, Berisha bashkë me Bashën ‘vulëmbajtës’ i përjashtuan në masën 100 përqind katolikët nga forumet dhe strukturat drejtuese të PD dhe bëhet fjalë për gati 40 përqind të popullsisë, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë.
Në PD kanë ardhur kohë të vështira për të krishterët dhe në veçanti për katolikët, të cilët nuk po gjejnë asnjëlloj hapësire në forumet dhe strukturat drejtuese të demokratëve.
Zgjedhjet më të fundit në kryesinë e PD dhe në sekretariatin e kësaj partie kanë dhënë një rezultat me të vërtetë tronditës që ka prishur të gjitha balancat fetare në parti: Asnjë katolik në kryesinë e PD dhe sekretariantin e kësaj partie. Për më tepër që Shkodra, bastioni më i fuqishëm i PD në të gjithë vendin, që i ka dhënë gjithnjë shumicë deputetësh dhe bashkinë demokratëve është shmangur totalisht nga përfaqësimi në kryesi dhe struktura. Izmira Ulqinaku nuk e mban dot e vetme “peshën” e përfaqësimit të Shkodrës.
Në fillim ishte Pjetër Arbnori kryetar Parlamenti dhe anëtar i të gjitha forumeve të PD, duke shënuar ngjitjen si numri dy i vendit i një katoliku. Për pesë vite me radhë ka qënë përkrah myslimanit Sali Berisha, President dhe ortodoksit Aleksandër Meksi, kryeministër, në drejtimin e vendit.
Më pas ishte Jozefina Topalli që për 16 vite me radhë ka qënë nënkryetare e PD, anëtare e kryesisë e zgjedhur dhe nënkrytetare e kryetare Kuvendit në po aq vite. Në kryesi dhe sekretariat kanë qënë Aldo Bumçi dhe Edi Paloka, të cilët bashkë me Topallin ruanin ekuilibrat fetarë të padukshëm me sy të lire, por që janë determinantë në jetën publike dhe shoqërore të vendit.
Por teksa sheh listën e kryesisë së re dhe të sekretariatit të PD vë re se nuk ka ‘asnjë katolik për be’, madje dhe të krishterët janë gati në masën zero, duke sjellë një prishje të ekuilibrave fetarë në kupolën drejtuese të PD, me dominim absolut të myslimanëve./Pamfleti