Nga Bledi Mane
Kur punoja në Ministrinë e Turizmit sondazhet tona me turistët e huaj qe vizitonin Shqiperine, kishin nje emerues te perbashket:
-Ne e vizitojme vendin tuaj se ka histori, diversitete, mikpritje, dramë, kulinari, peisazhe, det, borë, nerv, ambicie, klithma dëshperuese, optimizëm të pandreqshëm, eshte fantastik, ka një kaos te admirueshem!
1-Erion Veliaj fiton mandatin e dytë si kryebashkiak i kryeqytetit
2-Vettingu në drejtësi fillon funksionimin normalisht dhe përshëndetet nga popullsia vendase dhe komuniteti nderkombetar
3-Bashkinë e Durrësit e fiton Lefter Koka i Lsi-së
4-Presidenti turk Erdogan vjen të përurojë xhaminë e re të Namazgjasë në Tiranë
5-Përfundon stadiumi i ri Arena Kombëtare, kombëtarja shqiptare luan ndeshje miqësore me Juventusin
6-Prishet godina e teatrit, fillon ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar
7-Televizioni Klan ndërpret varietenë bajate të humorit Duplex
8-Shitësja më e famshme e një butiku në Tiranë, Armina Mevlani, mbetet shtatzënë me metodën invitro
9-Një nga dy fituesit e çmimit Nobel në letërsi 2019, shpallet shkrimtari shqiptar Ismail Kadare
10-Pas shumë debatesh diplomatike, Bashkimi Evropian çel negociatat me Shqipërinë
11- Kompania shqiptaro/turke Air Albania fillon zyrtarisht fluturimet e saj
12-Ilir Meta jep dorëheqjen nga president republike dhe merr drejtimin e partisë Lsi
13-Safet Gjici fiton bashkinë e Kukësit
14-Shqipëria vizitohet nga 6.8 milionë turistë të huaj
15-Partizani shpallet pas 26 vitesh kampion kombëtar në futboll
16-Këngëtari shqiptar Noizy më në fund arrin famën e munguar ndërkombëtare
17-Erjon Braçe zëvendëson Blendi Klosin si ministër mjedisi&turizmi
18-Përdoruesit e kokainës në Tiranë ua kalojnë në numër atyre të hashashit
19-Përfundimisht në godinat e kampuseve të tyre, studentët nuk dhjesin kolektivisht. Qeveria mban premtimin: 3 studentë, 1 wc