Shpesh portierët mund të kenë pak ose aspak punë gjatë një ndeshje, sidomos kur bëhet fjalë për një ekip të madh në Skoci, si Sëlltiku. Dhe, puna e gardianëve matet me ato pak pritje që bëjnë gjatë 90-minutave.
Rasti i tillë është ai i portierit të Sëlltikut, Skot Bein, ku ndali sulmuesit e ekipit të kategorive inferiore, Airdrionians, në ndeshjen e Kupës ditën e djeshme. Sëlltik e fitoi takimin me shifrat 3-0, por në minutën e 45-të, portieri bëri një mrekulli, duke ndaluar topin 5 herë që të mos prekte rrjetën, vetëm në harkun e vetëm 8 sekondave.