osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ferial Alibali, një nga themelueset e teatrit profesionist

Ferial Alibali, një nga themelueset e teatrit profesionist

Ferial Alibali, një nga aktoret e para të skenës profesioniste të vendit tonë. Bashkë me kolegë të saj mjaft të rinj në moshë në janar të vitit 1953, kur ishte vetëm 20 vjeç, Feriali u bë një nga aktoret themeluese të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Ajo u nda nga jeta 7 vjet më parë, më 14 maj të vitit 2011, pasi kishte provuar edhe vuajtje e zhgënjime të rënda.

Në skenën e “Moisiut”

“Meçule, ky ishte mbiemri i vajzërisë së Ferial Alibalit, – tregon 80-vjeçari Lutfi Hoxha, një nga aktorët veteranë të teatrit të Durrësit. – Me këtë mbiemër e njohëm ne kur erdhi në Durrës nga Lushnja, ku kishte lindur dhe kaluar fëmijërinë. Feriali ishte aktore e vërtetë. Ajo kishte përfunduar liceun artistik në Tiranë, në degën e aktrimit, në të njëjtin kurs me Kujtim Spahivoglin, Pirro Manin, Esat Oktrovën dhe Mihal Luarasin, që u bënë më vonë emrat më të shquar të regjisorës sonë teatrore”. Kujtimet për shoqen e fëmijërisë dhe rinisë së hershme i sjell edhe Margarita Xhepa, artistja e shquar e Teatrit Kombëtar: “Me Ferialin kam kujtime shumë të bukura. E kam njohur në qytetin tonë të lindjes, në Lushnje. Ishim të reja, nuk dinim se ç’është arti, por e kemi dashur, dhe jemi angazhuar në art. Përveç aktiviteteve në shkollë, ne kemi pasur edhe ahtëpinë e kulturës, ku një grup amatorësh merrej me teatrin.

Feriali u dallua që në atë kohë. Më vonë, pasi mbaroi Liceun Artistik, ajo u emërua në Teatrin e Korçës, ku ka interpretuar jashtëzakonisht mirë dhe ka pasur disa role”. “Ferial Alibali ishte mes aktorëve të parë profesionistë të Durrësit, të cilët e fituan këtë status më 11 janar 1953, dita që njihet edhe si data e themelimit të këtij teatri – kujton regjisori veteran i estradës, Artisti i Popullit Gjergj Vlashi.

Regjisori Pandi Stillu, që drejtonte trupën e Teatrit Nacional erdhi në Durrës për të vënë në skenë shfaqjen përuruese dhe bashkë me të erdhi edhe Ferial Meçule, e cila ishte përzgjedhur për njërin nga rolet kryesore në komedinë e Fatmir Gjatës “Vajza nga fshati. Spiro Urumi, Kolë Tafili, Meropi Xhoja, Semiha Ishmi, Lazër Murati, Thanas Xhimitiku, etj. ishin disa nga aktorët durrsakë që i dhanë jetë kësaj shfaqje në sallën e vjetër të teatrit, ku vitet e fundit ka funksionuar kinema ‘14 nëntori’”. Më 12 prill të vitit 1953 trupa “Aleksandër Moisiu” e bashkë me ta edhe Ferial Meçule u ngjit për herë të parë në skenë me cilësinë e teatrit profesionist. Premiera e komedisë “Vajza nga fshati” të autorit Fatmir Gjata u shfaq me sukses 44 herë dhe ndoq nga 19.648 shikues, dëshmojnë statistikat e teatrit të Durrësit.

Feriali, Vera dhe Semihaja, shoqet aktore

Feriali, Vera dhe Semihaja ishin shumë shoqe. Aktorja nga Lushnja ishte bërë tani vajzë Durrësi dhe banonte me qira pranë familjes Toka, në rrugën e Kuminit, shumë pranë qendrës së qytetit. “Në një pjesë ruse kam qenë partner me Ferialin, ndërsa rolet e prindërve i luanin Margarita Gallani dhe Vlash Kalavaci”, – kujton fillimet e tij si aktor profesionist Lutfi Hoxha. Feriali ishte aktore e shkolluar dhe suksesi i saj u ripërsërit në operetën “Erë e lirë” (në foton e tretë) ku ajo këndonte, kërcente dhe aktronte njëkohësisht. “I përket kësaj kohe dashuria e Ferialit me vëllanë tim, Xhevatin, – dëshmon Besnik Alibali, ushtarak në pension. – Ata duheshin dhe im vëlla vinte çdo fundjavë nga Tirana për të qëndruar me Ferialin. Menjëherë pas martesës Xhevat dhe Ferial Alibali u vendosën në Tiranë (në foton kryesore, Ferial Alibali dhe i shoqi Xhevati në 40-vjetorin e martesës), ndërsa vajza që e preku suksesin që në Durrës do të jepte kontributin si aktore në teatrin më të njohur të vendit tonë”.

Përkrah saj në Teatrin Popullor tashmë ishin korifenjtë e skenës, nga Loro Kovaçi e Pjetër Gjoka te Marie Logoreci e Violeta Manushi. Alibali aktroi në këtë teatër deri në vitin 1975, me 50 role të ndryshme, ndër të cilët spikasin rolet e Zogës, Nastjas, Drandes, Mirës, Hajries, Nicës etj. si dhe në disa nga filmat artistikë shqiptarë të kohës. Aktrimi i Ferialit do të kujtohet gjatë në interpretimin e plakës Nicë (në foto) në dramatizimin e mrekullueshëm të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të shkrimtarit Ismail Kadare. Me këtë rol do të mateshin më vonë edhe figura të mëdha të teatrit shqiptar dhe të kinemasë botërore, por loja e Ferial Alibalit “jo vetëm që kishte përshtatshmëri të përsosur me rolin, por dhimbja e shpirtit ndjehej tek zëri e portreti i saj, dhe kjo ishte e magjishme”, – dëshmon kolegia Margarita Xhepa.

Drama shpirtërore e aktores

Drama e vërtetë shpirtërore e Ferial Alibalit do të konsumohej në heshtje në mjediset e teatrit popullor, kur në vitin 1975 Xhevat Alibali do të burgosej me një aktakuzë që kishte vetëm një rresht. “‘Agjitacioni kundër pushtetit popullor’ i kushtoi vëllait tonë 10 vjet burgim në Spaç, ndërsa për fëmijët Neritanin dhe Anilën do të kujdesej vetëm e ëma”, – tregon Besniku për kunatën e tij, Ferial Alibali. “Familja u transferua në një nga pallatet pranë Pazarit të Ri në Tiranë, por bashkë me prindërit dhe teze Semin (Semiha Ishmi) ne shkonim t’i takonim, – tregon Neviana, bija e aktorëve Vera dhe Spiro Urumit. – Teze Lali, si e thërritnim që fëmijë, ishte një grua dhe nënë e jashtëzakonshme, e mbi të gjitha kishte një mirësi të pamatë. Prandaj e deshëm shumë edhe ne të rinjtë”. Ferial Alibali, njëlloj si aktorja Edi Luarasi, do të punonte për vite me radhë si rrobaqepëse për të mbajtur familjen, ndërsa kolegët e saj do të përpiqeshin me shpirt për ta mbajtur si garderobiere në Teatrin Popullor. Pasi doli në pension Ferial Alibali nuk desh të kthehej më në skenën ku ishte rritur dhe ku bashkë me emocionet e teatrit, kishte provuar edhe padrejtësinë e ashpër. Ishin vitet 1990 dhe kohët kishin ndryshuar, por ajo preferonte të ulej në poltronën e spektatores për të shijuar magjinë së cilës i fali aq shumë dhe që me siguri do ta shoqërojë në jetë të jetëve.

Nga Gëzim Kabashi