Eduart Makri ka lindur në 5 qershor të vitit 1957 në qytetin e Gjirokastrës. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit fillon punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si regjisor dhe skenarist. Në vitin 1993 fillon punën si pedagog në Akademinë e Arteve. Në vitin 1997 do të zgjidhet Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit të Kulturës dhe Arteve “Fan Noli”. Në vitin 1997 do të emërohet Drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në Televizionin Publik Shqiptar.
Në vitin 2000 largohet nga atdheu për në Kanada. Në teatër ai do të interpretojë disa role me trupën e Teatrit Të Instituti të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) si psh rolin e Kronshtadit në dramën “Shtëpia e kukullës” apo rolin e Hetuesit në dramën “Vdekja e një vajze”. Në kinematografi roli i tij i parë si aktor do të jetë ai i Vasos në filmin “Vëllezër dhe shokë” në vitin 1980. Më tej do të vazhdonin interpretime të tjera si ai në rolin e Aristotelit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe”, Gjergji në filmin “Besa e kuqe”, Andrea në filmin “Në emër të lirisë”, Pirro në filmin “Shpresa”etj.
Në regjisurë pjesëmarrja e tij e parë do të jetë si as/regjisor i dytë në filmin “Plaku dhe hasmi” në vitin 1981, duke realizuar gjithsej 11 regji si asistent regjisor në po kaq filma duke bashkëpunuar me regjisorë të njohur si Gëzim Erebara (Artist i Merituar), Hysen Hakani, Kujtim Çashku (Artist i Merituar), Xhanfize Keko (Artiste e Popullit) etj. Si regjisor, filmi i parë i drejtuar plotësisht prej tij do të jetë filmi “Shpresa” në vitin 1989 e ndjekur në “Shpella e Piratëve” 1991.
Me vendosjen e tij në qytetin e Torontos (Kanada) ai do të vazhdojë profesionin e tij. Roli i tij i parë do të jetë ai i Andre Tristan, piktorit në filmin “This is Wonderland” në vitin 2004. Interpretimin e tij më të fundit do të jetë në rolin kryesor në filmin “Missing” Season 3, Episode “Cut ” në rolin e Viktor Brosky-t në vitin 2006. Eduart Makri është anëtar me të drejta të plota i ACTRA-s (Alliance of Canadian Cinema, Television and Radio Artists).
Kinematografi
2006 — Missing Season 3, Episode “Cut”……………………Viktor Brosky
2006 — Mayday……………………………………………..Dimitris Malamas
2005 — Missed Field Goal…………………………………..Shoferi i taksisë
2004 — This is Wonderland…………………………………Andre Tristan,piktori
1989 — Shpresa ……………………………………………..Piro
1987 — Në emër të lirisë ……………………………………Andrea,partizani
1985 — Gurët e shtëpisë sime ………………………………Fisniku,shoku i Qarkorit
1982 — Besa e kuqe ……………………………………..Gjergji
1981 — Agimet e stinës së madhe (Film TV)…………Aristoteli
1981 — Në kufi të dy legjendave …………………………….Fani
1981 — Një natë pa dritë …………………………………….Kola,i papuni
1980 — Vëllezër dhe shokë …………………………………..Vasua
Teatër
1979 — “Djali i Bato Agorës”…………………………………Djali i dytë i Batos
1979 — “Pulëbardha” e Çehovit……………………………..Trigorin
1979 — “Shtëpia e kukullës”…………………………………Kronshtadi
1978 — “Vdekja e një vajze”………………………………..Hetuesi
Regjisor
Film Artistik
1991 — Shpella e piratëve
1989 — Lumi që nuk shteron (as/regjisor)
1989 — Shpresa
1987 — Në emër të lirisë (as/regjisor)
1987 — Zëvendësi i grave (as/regjisor)
1985 — Gurët e shtëpisë sime (as/regjisor)
1985 — Vjeshtë e nxehtë e ’41 (as/regjisor)
1984 — Taulanti kërkon një motër (as/regjisor)
1983 — Dora e ngrohtë (as/regjisor)
1983 — Një emër midis njerëzve (as/regjisor)
1982 — Njeriu i mirë (as/regjisor)
1981 — Në kufi të dy legjendave (as/regjisor)
1981 — Plaku dhe hasmi (as/regjisor)
Film Dokumentar
1999 — Duke ecur drejt shpresës
Programe Televizive
1999 — Rrënjët e Jetës
1998 — Takohemi në Lutje
Skenarist
Film Artistik
1999 — Në një Botë Tjetër (Film TV)
1991 — Shpella e piratëve
Film Dokumentar
1999 — Duke ecur drejt shpresës
Programe Televizive
1999 — Rrënjët e Jetës
1998 — Takohemi në Lutje