Ndoshta ju ka rastisur që të njoftoni një femër shumë të bukur dhe të ju thotë se është single. Kjo mund të ju duket e çuditshme se si një femër kaq e bukur të jetë single, por ja që mund të jetë e vërtetë. Mësojeni më poshtë pse!
1. Për shkak se kanë pasur eksperienca të këqija
Është mjaft e lehtë të bëhesh cinik kur njerëzit të gjykojnë vetëm dukjen. Kjo e bënë qëndrimin beqar edhe më të lehtë.
2. Njerëzit mendojnë se ato tashmë kanë të dashur
Po, është e vërtetë. Nëse ajo duket shumë e bukur, meshkujt as nuk tentojnë ta bëjnë për vete, kjo për shkak se thonë se ajo sigurisht se ka një të dashur tashmë.
3. Janë të pasigurta, si çdokush tjetër
Të jesh tërheqëse nuk do të thotë se ke edhe vetëbesim të madh. Nganjëherë femrat e bukura janë shumë të pasigurta për të filluar një lidhje.
4. Meshkujt i dëshirojnë ato veç për seks
Nganjëherë femrat e bukura nuk janë në një marrëdhënie për shkak se njerëzit janë të interesuar në to vetëm për seks.
5. Njerëzit bëjnë supozime të padrejta rreth personaliteteve të tyre
Njerëzit shpesh supozojnë se femrat tërheqëse, që duken bukur dhe që vishen seksi, janë femra të lira apo femra që dalin me shumë meshkuj. Kjo zakonisht nuk është e vërtetë, pasi nuk mund ta gjykosh dikë vetëm në bazë të dukjes.
6. Meshkujt që marrin guximin t’ju flasin shpesh herë janë ‘të padurueshmit’
Meshkujt të cilët kanë një ton të besimit shtesë zakonisht nuk e kanë personalitetin që duhet për t’i bërë femrat e bukura për vete. Zakonisht, këta janë ata meshkuj të cilët i përndjekin gjithmonë vajzat e bukura.