Një djalë adoleshent u detyrua që ta transportonte nënën e tij të ndjerë për në banesën e fundit me biçikletë, sepse fqinjët refuzuan ta ndihmonin. 17-vjeçari Saroj bëri 5 kilometra me këmbë të zbathura, teksa transportonte trupin e nënës së tij me biçikletë drejt pyllit. Kur arriti atje, ai hapi një varr dhe e varrosi, i vetëm.
Saroj, nga Karlabahali, Odisha në Indi, është tashmë jetim, pasi babai i tij kishte vdekur kur ishte 7 vjeç. Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Mirror”, nëna e 45-vjeçare e adoleshentit, Janki, kishte humbur jetën gjatë kohës që po shkonte për të mbushur ujë. Ai kishte shkuar t’i kërkonte ndihmë fqinjëve, por këta të fundit e refuzuan për shkak se vinte nga një kastë e ulët.
Sistemi i kastës në Indi, që ndihet ndryshe edhe me emrin Dalit, është më shumë se 3 mijë vjeçar. Hindutë janë të ndarë në grupe strikte hirearkie bazuar në karmën (puna) dhe dharmën (fjala hindu për besimin, por që në këtë rast do të thotë detyrë). Sistemi i kastës është i përdorur gjerësisht në fshatrat e largëta, ndonëse Kushtetuta indiane e ndalon diskriminimin në bazë të kastës që prej vitit 1950.