osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas rrëzimit të PD-së, të bindur se nuk kanë alternativë: Palokët e mbetur në të gjithë vendin në “aksion” për të rrëzuar qeverinë!

Pas rrëzimit të  PD-së, të bindur se nuk kanë alternativë: Palokët e mbetur në të gjithë vendin në “aksion” për të rrëzuar qeverinë!

Në një prononcim për mediat, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka tha se Këshilli Kombëtar vendosi këtë të shtunë që strukturat drejtuese do të merren me organizimin e protestave në mbarë vendin, me qëllim rrëzimin e qeverisë.

“Pati një vendimmarrje mjaft të rëndësishme politike. Pas bisedimeve që pati opozita menjëherë pas asaj që ndodhi në parlament, sot Këshillit Kombëtar iu kërkua të vendosë për qëndrimin politik që do të mbajë PD dhe Këshilli ngarkoi strukturat drejtuese të PD që të merren me organizmin e protestave në mbarë vendin me një qëllim të vetëm: rrëzimin e qeverisë dhe të Edi Ramës”.

Paloka tha se Këshilli vendosi gjithashtu për ngritjen e një qeverie tranzitore që do të ketë si qëllim organizimin e zgjedhjeve.

“Gjithashtu Këshilli mori vendim politik, që si zgjidhje politike pas rrëzimit të qeverisë Rama, një qeveri tranzitore, kalimtare, që të merret me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo do të jetë rruga që do të ndjekë Partia Demokratike”, tha Paloka, i cili u shpreh i bindur se kësaj rruge do t’i bashkohet e gjithë opozita shqiptare.

Kjo është gjeja më qesharake që mund të artikuloi Paloka sepse sot në Kuvend në fakt u rrëzua PD dhe me drejtues si Paloka Basha, Bardhi e kompani ajo është thjesht një dordolez për të trembur zogjtë. Aq të çoroditur janë sa nuk kuptojnë se një qeveri rrëzohet me vota dhe protestat në demokraci nuk bëhen për të rrëzuar qeveri, por për të mos lejuar abuzimet dhe shkeljet e qeverisë së shumicës deri në votime.