osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish-kandidati për deputet i PD-së turpëron Bashën duke i denoncuar për mashtrim

Ish-kandidati për deputet i PD-së turpëron Bashën duke i denoncuar për mashtrim

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Andi Përmeti ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Këshillit të ri Kombëtar të kësaj force politike.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Andi Përmeti denoncon farsën e kësaj mbledhje, ndërsa thekson se “janë shpallur emrat per pozicionet me te rendesishme drejtuese te saj, vetem 19 ore para zhvillimit te zgjedhjeve. Askush s’do te kete mundesine te bej fushate, te kerkoje voten, te loboje”.

Më tej, Përmeti thekson se “Ne asnje parti demokratike kryetari s’mund dhe nuk duhet ta kete tager personal propozimin e kandidateve dhe imagjino ne rastin tone, kur po ky kryetar nuk pati turp dhe as mbajti pergjegjesi per listen e turpshme personale te deputeteve te 2017-ës”.

Gjithashtu Përmeti ka edhe një sfidë për miqtë demokratë, ndërsa shkruan se “Se fundmi dua ta mbyll me nje Sfide/Kerkese per te gjithe demokratet ne Keshill Kombetar dhe sidomos demokratet qe do jene ne Komisionin e numerimit (vendimtar ne nje proces jodemokratik) ju lutem me zhgenjeni, me tregoni qe e kam gabim, me vertetoni qe jam subjektiv ne analize, me tregoni qe fituesit nuk jane paracaktuar me nje gare te turpshme”.

Postimi i plotë i Përmetit:

Sfidë/ Kërkesë për miqte e mi demokratë: “Ju lutem me zhgënjeni!”

Nuk pata asnjë zhgenjim kur partia qe pretendon qe eshte demokratike shpalli emrat per pozicionet me te rendesishme drejtuese te saj, vetem 19 ore para zhvillimit te zgjedhjeve. Askush s’do te kete mundesine te bej fushate, te kerkoje voten, te loboje… Por fundja per cfare mund te hyje ne pune nje fushate demokratike ne nje parti, qe demokratike ka vetem emrin!

LEXO EDHE: “Gomari që u zgjodh mbret”/ Këshilltari i PD-së, tallet keqazi me Bashën
Nuk pata asnje zhgenjim kur kryetari europian i partise qe demokratike ka vetem emrin zgjodhi me statut te kete personal tagrin per propozimin e kandidateve, per cdo pozicion drejtues ne parti dhe po ashtu per kryesine e partise. Ne asnje parti demokratike kryetari s’mund dhe nuk duhet ta kete tager personal propozimin e kandidateve dhe imagjino ne rastin tone, kur po ky kryetar nuk pati turp dhe as mbajti pergjegjesi per listen e turpshme personale te deputeteve te 2017 dhe me shume gjasa, nuk do turperohet e as te mbaje pergjegjesi, kur te marre rezultatin e ekipit te tij drejtues ne Qershor 2019. Te vetmit te turperuar do jene perseri demokratet!

Nuk do kem asnje zhgenjim kur te lexoj emra fitues te nje gare “demokratike” nga e cila besoj se “demokratikisht” jane paracaktuar per te fituar:
Gazment Bardhi –Sekretar i Pergjithshem
Clirim Gjata – Sekretar per Ceshtjet Ligjore
Sahit Dollapi –Sekretar Organizativ
Ivi Kaso –Sekretar per Ceshtjet Zgjedhore
Ervin Minarolli –Sekretar per Burimet Njerezore

Se fundmi dua ta mbyll me nje Sfide/Kerkese per te gjithe demokratet ne Keshill Kombetar dhe sidomos demokratet qe do jene ne Komisionin e numerimit (vendimtar ne nje proces jodemokratik) ju lutem me zhgenjeni, me tregoni qe e kam gabim, me vertetoni qe jam subjektiv ne analize, me tregoni qe fituesit nuk jane paracaktuar me nje gare te turpshme dhe qe ka ngeluar vetem pakez fare demokraci ne Partine Demokratike. Ju lutem me zhgenjeni duke bere nje gare reale nga e cila mund te dalin edhe fitues te ndryshem nga ata te paracaktuar me lart!
Ne pritje…/CNA.al