Lulzim Basha ka nxjerrë në sulm gjithë PD kundër partisë së re që pritet të krijohet nga Patozi, Bode dhe Topalli.
“Varet nga frëngjia që zgjedh, varet nga llogorja që zë.
Nëse bën mistreqllëqe me llastik në xhepa për të thyer xhamat diku, edhe ato të opozitës, nuk është gjëja më e mirë që mund të bësh.
Shpresoj të kemi zhvillime pozitive në këtë sens që unë flas, pra që gjithkush të jetë kundër të keqes që ka mbërthyer vendin.”
Ai ndërkohë sulmoi qeverinë, duke thënë se kjo është një qeveri e kapur nga banditët, që ka frikë edhe të largohet pasi i zbulohen lidhjet që ka me banditizmin dhe banditët.
Pollo tha se duhet të ketë një rritje të presionit për të detyruar qeverinë të largohet.
“Shteti është kapur nga fyti, qeveria është kapur nga krimi i organizuar.
Mund të bëjmë një protestë, dy protesta, por nuk kemi asnjë buton që ta shtypim sot dhe të hënën tjetër të ikë qeveria.
Ky është një proçes politik që duhet shtyrë përpara, duhet ta mbështesim, pasi duke bërë mistrecin që mban një llastik në xhep dhe hedh gurin, kjo nuk është zgjidhje”, tha Pollo