osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bjarke Ingels përgënjeshtron portalin e këshilltarit të Berishës: Do e bëjmë Teatrin e ri

Bjarke Ingels përgënjeshtron portalin e këshilltarit të Berishës: Do e bëjmë Teatrin e ri

Kompania e arkitektit danez Bjarke Ingels Group ka reaguar në lidhje me zërat për tërheqjen nga projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Arkitekti i përzgjedhur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar Bjarke Ingels deklaron se nuk është tërhequr dhe projekti do të vijojë normalisht.

Përmes një reagimi zyrtar, Bjarke Ingels ka përgënjeshtruar portalin EXIT të Neritan Sejaminit, këshilltarit të Berishës, duke theksuar se Teatri i ri do të bëhet.

“Jemi tejet të kënaqur sa i përket përfshirjes sonë të vazhdueshme në dizenjimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Shprehim dëshirën e përfshirjes aktive të kontributeve nga përdoruesit dhe të zhvillojmë dizajnin, për t’u kthyer në institucionin kombëtar publik, që vendi dhe arti e spektakli meritojnë”, thueht në reagimin e Bjarke Ingels.

Studio të cilës i është besuar dizenjimi i Teatrit të Ri Kombëtar është një nga më të njohurat në botë. Bjarke Ingels Group, ose siç njihet shkurt BIG, e ka qendrën e saj në Kopenhagen dhe në Nju Jork, dhe që përfshin arkitektë, projektues dhe ndërtues.

Kjo studio ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme në vende në ndryshme, ndërkohë që aktualisht është e përfshirë në një numër të madh projektesh në të gjithë Europën, Amerikën e Veriut, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Që nga viti 2016, zyra ka mbi 400 punonjës nga 25 vende të ndryshme të botës.

Një ndër veprat më të bukura pritet që të jetë edhe ndërtimi i stadiumit të Barcelonës, dizenjimi i të cilit është besuar pikërisht Bjarke Ingels Group.

Paralelisht, arkitektët e Bjarke Ingels Group, që do të kujdeset edhe për Teatrin e ri Kombëtar në Tiranë, është përzgjedhur edhe për ridizenjimin e Qendrës Botërore të Tregtisë, e rindërtuar në Manhattan, New York City, që do të zëvendësojë dy kullat e shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit. Bjarke Ingels Group filloi të ridizenjojë Qendrën Tregtare Botërore në dhjetor 2014.

Gjithashtu i është besuar edhe projektimi i Googleplex.