Të hysh në dyqan për të blerë, por të marrësh edhe diçka ‘falas’. I tillë është rasti i këtij qytetari që shfaqet në pamje, ku shihet teksa hyn në një dyqan në kryeqytet, dhe pasi ble disa puro, merr edhe një tjetër fshehurazi dhe e fut në xhep.
Ngjarja është regjistruar në një biznes pranë Komunës së Parisit më datën 12 janar të këtij viti. Ka qenë pronari i dyqanit ai që ka denoncuar ngjarjen pranë ‘BalkanWeb’.
Në video shfaqet një burrë, i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë, ndërsa afrohet pranë banakut dhe ble disa puro. Por qytetari ‘tundohet’ aq shumë sa fut një puro tjetër në xhep, por harron një detaj të rëndësishëm, kamerën e sigurisë. Për më tepër shihni videot.