Pas akuzave publike të kryeministrit Rama se “vëllai i ish-Presidentit Bujar Nishani e ktheu në loto mensën në Qyteti Studenti”, ka reaguar ish-kreu i Shtetit.
Bujar Nishani ka vendosur të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama, ndërsa siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.
Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish-presidentit është pronar i ish-mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet lotoje aty.
Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.