Sali Berisha ka sulmuar në mënyrë të tërthortë LSI-në.
Ai thotë se Klement Balili ka paguar para dhe ka shpërndarë patenta, që nipi i tij, kandidati i LSI-së, të fitonte Bashkinë e Delvinës.
Postimi i Berishës
Ja pronat e Eskobarit të Ballkanit që avokati zyrtar dhe dy avoketërit e tij të Partise e nxorën mbrëmë të varfër!
Qytetari dixhital denoncon:
-Pronat e Balilit dhe mashtrimin e tij dhe te tre avoketerve te tij Sallaku, Peza, Hoxha se klienti i tyre nuk ka prona
– Blerjen e votave me 3000 patenta nga Eskobari
Lexoni mesazhin e tij. sb
Doktor mirëmbrëma! Mbrëmë në darkë që po ndiqja emisionin e Blendi Fevziut që flitej për Klement Balilin nga tre avoketrit e tij Sallaku, Peza dhe Hoxha se nuk ka prona në emrin e tij, të gjitha pronat që kanë qenë në emër të Klement Balilit dhe Santa dhe lokali që ka në Butrint, e shumë pasuri të tjera dëgjova dhe për zgjedhjet e 2015 që thuhej që LSI doli forcë e parë në qytetin e Delvinës. U shpërndanë lekë pa hesap nga vetë Klement Balili dhe 3000 patenta se Klement Balili qe drejtori i transporteve në Sarande dhe kështu humbi Parti Demokratike në Delvinë. Te lutem emrin anonim!