osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shpenzime luksi me paratë e taksapaguesve, bu’rg për Renzo Bossin dhe politikanen që organizonte festat e shfrenuara të Berluskonit

Shpenzime luksi me paratë e taksapaguesve, bu’rg për Renzo Bossin dhe politikanen që organizonte festat e shfrenuara të Berluskonit

Renzo Bossi është një prej 52 të pandehurve që u dënuan me burg për shpërdorimin e fondeve rajonale në Itali. I njohur me nofkën Trota (trofta), Renzo Bossi nuk është emër i panjohur edhe në Shqipëri.

Emri i tij u lakua në media pak vite më parë, kur u zbulua se ai ishte diplomuar në një universitet privat në Tiranë, pa shkelur kurrë në vendin tonë.

Gjykata e Milanos dha dënimin me 2 vjet e gjysmë burg për Bossin, ish-këshilltar rajonal nga radhët e partisë Lega e Mateo Salvinit. Kjo e fundit, e cila e ka ndryshuar emrin nga Lega Nord në Lega, është themeluar nga i ati, Umberto Bossi.

Një tjetër emër i njohur në Itali u dënua me 1 vit e 8 muaj burg. Nicole Minetti, e cila ka mbajtur të njëjtën detyrë, u dënua për të njëjtën akuzë.

Edhe emri i Minettit është lakuar në lajmet e skandaleve të vilës Arcore të ish-kryeministrit Silvio Berluskoni. Minetti njihej si “menaxherja” e festave të shfrenuara të Berluscon-it. Ish-higjieniste dentare, ajo i ngjiti shkallët e karrierës në mënyrë shumë të shpejtë në partinë e kavalierit, Forza Italia, disa vite më parë.

Bossi dhe Minetti janë vetëm dy nga 52 të pandehur për të cilët u dhanë dënime të ndryshme me burg në kuadër të procesit “Rimborsopoli”. Rajoni i Lombardisë, për të cilin ata kanë shërbyer si këshilltarë, u ka kërkuar dëmshpërblim në masën 3 milionë e 400 mijë euro.

Kjo shumë është vetëm gjysma e dëmit që 52 të dënuarit i kanë shkaktuar qeverisjes lokale, nëpërmjet skemave të rimbursimit të shpenzimeve të tyre dhe mashtrimit.

Abuzimet financiare janë qesharake. Në shumë raste, ata i kanë rimbursuar vetes edhe shpenzimet e ushqimeve, duke i rritur fiktivisht çmimet.

P.sh, vetë Bossi rezulton se ka rimbursuar nga fondet rajonale edhe pijet Red Bull që konsumonte, një tjetër ka rimbursuar “Nutella”-n, dikush saçmet që përdorte për gjueti në kohën e lirë, ndërsa Minetti ka rimbursuar blerjen e disa kopjeve të librit “Mignottokrazia” (Putanokracia).