Blerim Destani, aktori i njohur shqiptar do të jetë përkrah dy yjeve të Holliwood-it, John Travoltas dhe Morghan Freeman, në filmin më të ri. “The Poison Rose” me regji të George Gallo është bazuar në novelën e Richard Salvatore. Destani do të jetë në rolin e Lorenzo Rodriguez. Xhirimet e filmit kanë filluar që në muajin maj në Savannah, ndërkohë që nga fotot e publikuara nga aktori shqiptar, shihet se ky film trajton disa ngjarje që ndodhin në vitet 1970.
“The Poison Rose” trajton historinë e një ish-ylli futbolli, i cili gradualisht krijon një simpati për një vajzë që ndodhet në telashe. Kur ai zbulon se vajza në fakt është e bija e tij e humbur prej shumë kohësh, niset që ta shpëtojë atë dhe rrugës në shpëtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit