osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edhe urrejtja më dhimbet ta harxhoj për ju!

Edhe urrejtja më dhimbet ta harxhoj për ju!

Nga Anri Bala

Më keni bërë vërtet të ndryshoj dhe t’i shikoj gjërat me egërsi jo njerëzore, se ju nuk keni fuqi dhe as mundësi për të ndryshuar njerëz! Por në fytyrat tuaja shpaloset krenare një shëmbylltyrë e ndyrë, e pështirë, perverse  e shëmtirës, e që pa frikë mund ta quaj “shkërdhatëri” njerëzore.

Nuk e di si ju duroj, kur më shfaqeni në çdo cep të sendeve të mija personale, ekrane, adresa telefonash, Facebook, Instagram, Twitter, Viber, e deri tek rrëzat më të thella të propagandës tuaj turpërore me surretër… “Shkërdhele”.

Nuk keni faj, sepse nuk jeni vetëm, kur ky vend është katandisur si një dhi e zgjebosur, që bishtin e mbanë përpjetë… jo për tu mburrur e as për t’ia luajtur cjapit, por për tu pshurrur.

Keni të drejtë, kur keni vite që luani bishtin, gishtin dhe nuk keni ngrënë hurin pas qafe, por keni marrë tufën pas darke, sepse për ju shkërdhele… rrofshin shkërdhatat.

Besoj, se e dini fare mirë, se kush janë shkërdhatat?! Nuk e dini?! Jo, Zoti ju vraftë! Mos gënjeni, sepse e dini mirë! I njihni mirë promovuesit tuaj, që çdo ditë rrinë me furça në dorë, për të na nxirë ne me blozën tuaj dhe ju për tu zbardhur me të zezë. Thonë… thëngjilli edhe po nuk të dogji, të nxinë!

Nuk kam merak se kë shani, e cilin lëvdoni, por kam merak dhe thikë në zemër kur guxoni dhe na fyeni duke folur në emrin tonë, kur emrin nuk na e dini, vetëm se e imagjinoni… popull.

Dëgjoni edhe nëse jeni verbuar dhe nuk e kuptoni, se kush jeni ju për ato që i quani populli, e që si kurvan të ndyrë që jeni, u duket sikur jemi “hallku” që është e verbër e duartroket e brohoret për ju, që u duket vetja “kryepopulli”.

Unë jam një grimcë populli dhe ky nuk është nocion por emër, vetëm për qeniet njerëzore dhe ju e artikuloni sikur jeni pjesë e bashkësisë. Nëse ju jeni populli, kurrë mos past popuj nëpër botë me këtë identitet!

Ju nuk keni identitet njerëzor, por identitet kafshëror, sepse jeni të pangopur në gjithçka, që nga makutëria e deri tek kurvanëria, ndaj nuk e di si ju kanë duruar njerëzit, që nga ato më të thjeshtët e deri tek ata më të komplikuarit me intelektin e tyre, elita mentare e një kombi. A… po i keni vënë në gjumë me narkozën e çoroditjes, duke i bërë që edhe ato vetë të mos e kuptojnë, se çfarë janë dhe si duhet të jeni: si ju, si ne, apo si ato vetvetja e tyre?

Ju po na bëni, që kufiri i durimit të shkoj në infinit, sepse të mos gënjej, e kemi harruar shprehjen durimi ka kufi. Kemi harruar shumë gjëra, por nuk kemi harruar diçka të vogël fare, urrejtjen dhe dashurinë për hakmarrjen.

“Shkërdhele” na lini në hallin tonë, se i’u mjaftojnë “shkërdhatat”, që pikat e lotit tuaj u duken si margaritarë, madje ka nga ato që loti i juaj u dhëmb më shumë se loti i nënës së tyre, vetëm se nesër do marrin një cikërrimë nga mali juaj i të zezave si shpërblim… një grosh, kur ju duhet të merrni nga ne një grusht.

Qofshi ju që jeni, që vazhdoni të talleni, duke na fyer sa herë që flisni për dhimbjen që ndjeni për ne, e lotoni aq poshtërsisht, a thua se i’u kanë zënë dhimbjet e lindjes së… djallit. Lotë shkërdhelesh, ulërim shkërdhatash dhe në fund heshtje, duke pyetur njëri tjetrin: A e hëngrën?!

Kjo na masakron shpirtërisht dhe na bënë të ulërasim: Mallkuar qofshi ju bijë bushtrash të këtij vendi… me emrin “pulitikan”, që pasi më keni dhunuar e grabitur çdo natë, kërkoni të më pështyni në surrat, duke mu mburrur për çfarë më keni bërë… për të më rrjepur skalpin.

Kjo është poshtërsia e misionit tuaj, që është drejt përfundimit, jo si i pamundur, por i mundur… drejt mortjes.

Askush nuk e merr mundimin t’iu kërcënoi apo t’iu frikësoi, sepse vetëm ta mendonin do ndjeheshin keq! A e dini pse? Sepse për ju mostra, bashkë me tufën e langonjëve bishtprerë, ne, edhe urrejtja na dhimbet t’ua u falim!/Ekskluzive.al