A e keni menduar ndonjëherë se cilët janë flamujtë më të vjetër në botë?
Nëse e keni pyetur veten për këtë gjë atëherë artikulli ynë do t’ju japë të gjitha përgjigjet për këtë pyetje.
Flamuri më i vjetër në botë është, ai i Skocisë.
Ky flamur daton për herë të parë në vitin 832 pas Krishtit gjatë një beteje.
Më pas si flamuri më i vjetër renditet ai i Austrisë.
Flamuri i austriakëve shfaqet për herë të parë në vitin 1230.
Dizajni i këtij flamuri bazohet në stemën e dinastisë Babenberg.
Në vend të tretë renditet flamuri i Letonisë, i cili daton në vitin 128O.
Për herë të parë ky flamur përmendet në një kronikë mesjetare me titull “Kronika Rhymed e Livonias”.
Në vendin e katërtë shfaqet flamuri i Danimarkës, i cili daton në vitin 1307.
Ky flamur gjithashtu mban edhe një rekord në librin “Gunness” pasi shfaqet më shumë se çdo flamur tjetër në mesjetë.
Ndërsa në vendin e pestë si flamuri më i vjetër renditet flamuri ynë, i cili daton në vitin 1443.
Dalja e parë e flamurit të Shqipërisë ishte më 28 Nëntor 1443, kur Skënderbeu, heroi kombëtar i Shqipërisë, ngriti flamurin e tij mbi fortesën e Krujës në kundërshtim me turqit që sunduan vendin.
Ndërsa më 28 nëntor 1912 kur u shpall pavarësia flamuri u njoh zyrtarisht.