Tashmë zërat për përçarje mes partive opozitare sa vijnë dhe po dalin në dritë.
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka bën dije se partia e tij po shqyrton mundësinë për t’u futur e vetme në zgjedhjet vendore.
Gjatë takimit të sotëm me partitë politike jo parlamentare, Duka tha se vendimi që PAA të dalë e vetme në zgjedhje do të merret shumë shpejt, brenda fundit të muajt.
“Me zgjedhjet që po trokasin, në këtë pak kohë që na ka mbetur në dispozicion, ne si Parti Agrare Ambjentaliste jemi duke shqyrtuar daljen të vetëm në zgjedhjet vendore.
Një vendim që do të marrim shumë shpejt, brenda fundit të muajt, në mënyrë kolegjiale nëpërmjet Kryesisë sonë dhe më vonë të Asamblesë së Përgjithshme.
Në këtë frymë, i bëj thirrje kujtdo që e sheh këtë alternativë si një rrugë shpëtimi, t’i bashkohet iniciativës sonë”– tha Duka.
Nuk dihet nëse edhe partitë e tjera aleate të Bashës, do të marrin të njëjtin vendim si partia e Dukës, kjo gjë mbetet për tu parë në ditët në vijim.