Qan Monika për femijet e saj, qe nga “frika e halli”, i paska cuar te “vuajne” ne kolegjet me te shtrenjta te Londres, aty ku vuajten edhe femijet e xhaxhi Fahriut, mentorit te Like Babait.
Qan pa ju dridhur qerpiku i syrit dhe ligjeron sikur kurre nuk ka qene ajo qe eshte dhe qe vetem ajo mund te jete.
Flet per moral dhe per jete te ndershme Monika, ustallesha e te gjitha ndyresive qe njeh historia njerezore.
Mbi 20 vjet, korrupsion dhe babezitje në kurriz te ketij populli fatkeq, i konsideron te ndershme dhe normale Çizmja e Dalldisur e politikes dhe nuk do t’a kuptoje se pergjate gjithe kesaj kohe, kemi pare e degjuar aq shume sa po te doje Çizmja, ia kujtojme edhe ato qe ajo dhe Like Babai kane harruar.
A mori nje cante ngjyre kafe plot me para nga Kaç Ismaili Like Babai, ne fund te vitit 2010?
A ka qene ne fund te vitit 2010 Likja i “ndershem” me Ismailajn ne Prage dhe cfare katranosi atje?
A ka levizur ai jo zyrtarisht me mercedesin me targe AOE 507 ngjyre te zeze, dhe a ka qendruar tek Hotel Mandarin?
Me ke ka qendruar atje dhe me ke ka dale në foto atje?
A e ka takuar Like Babai te “ndershmin” Nuel Kalaj ne Prage?
Pse mburrej Likja se ka ndikuar tek vendimi i ERE-s ne dhjetor 2010, ku favorizohej CEZ-i me 30 mil euro në vit, duke demtuar buxhetin e shtetit?
A i bente presion Likja per disa milione euro Ismailajt?
Ke frike e ndot te rremosh ne jeten e Mone-Likes se veshtire te gjesh nje sekonde qetesie e ndershmerie.
Momenti me i ndershem i Mama Mones, eshte momenti kur fluturoi çizmet ne parlament dhe shpalosi pa asnje aktrim, vetveten, skizofrenen psikopate, qe u be bishe kur i doli nga dora pushteti qe kishte mbi prokurorine.
Aktron Mami Mona, sikur eshte e qete, nuk e vret ndergjegja dhe mbi te gjitha nuk ka frike.
Por cdokush qe e njeh realitetin shqiptar, e kupton dhe e dallon friken dhe panikun qe ka kapur Monen, Liken dhe gjithe qelbaniket e politikes.
Mona medemek po ben politike, opozite dhe po anatemon vetem Edin.
Mbasi deshtoi të bente politike me fytyren e saj, te cilen ia moren perfundimisht çizmet ne parlament, Mami Mona mesoi të behet “master of puppets”, dhe të gatuaje dhe luaje me shkopin e saj, trazirat studentore.
E ka pasion Mami Mona helmimin dhe indoktrinimin e te rinjve, dhe sidomos te atyre qe akoma ligjerisht nuk kane fituar zotesine juridike për shkak te moshes.
E kane kuptuar mire Monikat e opozites se kjo qeverisje duhet nderprere dhe Rama me cdo kusht te rrezohet.
Nje rrezim i Rames e riciklon edhe nje here llumin Berisha-Meta ku perfshihet dhe Monika, ndersa eshte e qarte se nje dalje e Berisha-Metes nga skena pa u rrezuar Rama, do te sillte si pasoje edhe largimin e detyrueshem te Rames, i cili do te ishte i fundit i kesaj periudhe te zeze te politikes.
Prandaj Mami Mona, anatemon Ramen.
Rama duhet te bjere, perndryshe cenohet ekzistenca e gjithe llumit të politikes.
Mami Mona nuk e kupton apo nuk do t’a pranoje se ajo betejen e vertete do t’a kete me shqiptaret e ndershem, qe nuk bejne llogari kulisash dhe pazare politike, por aspirojne per nje Shqiperi të begate, te drejte, ku te sundoje ligji, njerezit te jene te barabarte perpara ligjit dhe mbi te gjitha ku hajdutet si Mami Mona, te japin llogari perpara ligjit, te marrin denimin e merituar dhe pasuria tu konfiskohet dhe tu kthehet shqiptareve.
Mami Mona qe ben sikur trembet per femijet e saj, por qe vete nuk ka lene horr pa takuar e pleqeruar gjithshka me ta, do t’a mesoje, por ne menyren me te veshtire se, ndryshimin nuk e pengon dot, se drejtesia do thote patjeter nje dite fjalen e saj dhe se fati i Ismailajt shume shpejt do t’i trokase ne te gjitha dyert e saj, qe nga Lalzi, Blloku e Kodra e Diellit e deri ne Londer apo prapa diellit qofte.