A i trembeni ju dhe bashkëshorti juaj drejtësisë së re SPAK-ut dhe BHK, dhe se është krijuar ideja se familja Meta-Kryemadhi jeton në luks?! Kjo ishte pyetja që Mentor Kikia i drejtoi politikanes së ftuar në emisionin “Open”
Përgjigjia Kryemadhit ishte vërtet e papritur.
“Nuk jam e pasur, por edhe e varfër nuk jam u shpreh ajo”, duke shtuar se të ardhurat me të cilat jeton familja është nga pronat familjare, por edhe nga rrogat prej vitesh që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë marrë si deputetë.
Unë kam 16apartament sepse kam ndërtur pallat me tokën që i është falur familjes time me ligjin 7501. Zoti ka qenë bujar me familjen time. Pas shumë peripecirash unë e kam fituar me vendim gjykate pronën”.
Ne jemi hetuar që nga viti 1996. Nuk është hetuar vetëm Ilir Meta, por familja e tij, unë, familja ime”, u shpreh Kryemadhi duke shtuar se “Nuk bëhemi peng i askujt, jemi vetëm peng të shqiptarëve”.
Por ligji 7501 shpërndau toka bujqësore dhe jo trualle për pallate. Por, Monika pretendon që ishte fat, dhe dhuratë e zotit edhe burri, se mund të ishte martuar me dikë tjetër dhe jo me Ilirin, që i bënë të gjitha.
Ndërsa pohimi, se ajo dhe bashkshorti i saj janë peng i shqiptarëve ishte vërtet pohim i sinqertë, sepse shqiptarët nuk i harrojnë ato që u kanë bërë çifti më i paskrupullt në Shqipëri Meta -Kryemadhi dhe presin drejtësinë të vendosë për ta.