Ndërkohë që janë ngujuar në Universitet dhe nuk lejojnë shokët e shoqet e tyre të zhvillojnë mësim (apo të dorëzojnë dokumentacionin për bursat apo tarifat që do të mbulohen nga 50% deri në 100% nga qeveria në bazë të kategorisë sociale dhe mesatares), një grup i vogël studentësh kanë telefonuar kryeministrin Rama, i cili, për çudinë e tyre (siç duket nga ngutja për të folur pa radhë), ju është përgjigjur. Thene ndryshe, Rama iu eshte pergjigjur kerkeses se tyre per dialog.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, pavarsisht se ata janë në protestë, flasin me kryeministrin. A është parë e dëgjuar ndonjëherë kjo, ku studentë që protestojnë e bllokojnë Universitetin, të komunikojnë me kryeministrin apo presidentin dhe të marrin përgjigje për kërkesat e tyre direkt?
Pavarsisht kesaj, ajo qe bie ne sy eshte se edhe pse ne proteste te ngujuar, studentet mendjen e kane te dialogu me kryeministrin.
Gjithësesi, përpos batutave dhe gjuhës sportive me të cilën kryeministri flet dhe ju jep përgjigje për pyetjet e tyre, ajo që për fat të keq bie në sy është hera herës mungesa e etikës në komunikim nga studentët, të cilët siç dëgjohet në fund të videos, kur Rama mbyll bisedën, një i ri lëshon një fyrje shumë të rëndë ndaj tij.
E kjo nuk dëmton Edi Ramën, por vetë ata që kanë bllokuar universitetin dhe nuk lënë as kolegët e tyre të ushtrojnë të drejtën e tyre për arsimim. Sepse, në fund të fundit, arsimimi cilesor tregohet dhe nga ato që nxjerr nga goja kur komunikon, aq me teper kur komunikon me kryeministrin e vendit tënd.
Pjesë nga biseda e Ramës me studentët
Rama: A sa e madhe aaa.
Studentja: Po argëtoheni?
Rama: Ça tha ai veshëgjati?
Rama: Unë jam i gjatë 198 cm.
Studentja: S’na the se e pëlqen protestën?
Rama: Të thashë sa e pëlqej protestën. Idiotësi më të madhe se kaq nuk kam parë.
Studenti: Jemi 150 mijë studentë, pse të gjithë budallenj jemi?
Rama: Pse 150 mijë jeni ju aty?
Studenti: Jo jemi 150 pa 1, se njëri iku deri aty tutje. Protesta jonë është më e fortë se qeveria juaj?
Rama: Kjo është protesta më e fortë kjo juaja?
Studenti: Sigurisht, një formë proteste është dhe kjo.
Rama: Kjo protesta juaj është një idiotësi. Që të mbylleni brenda dhe të rrini atje, s’ka asnjë lidhje me protestës së cilës i jam referuar dhe i referohem ende.
Studenti: I ke përgjigjet shumë të gjata…
Rama: Si të doni…
Studenti: Po po… vazhdoni se po ju presim. E kemi për nder që po flasim me ju.
Studenti: Trumpi s’flet me amerikanët, ju flisni me ne…Hajd mo… Kjo pjesa e idiotësisë ç’a është?
Rama: Atyre që janë pa edukatë, iu kam thënë që jeni paedukatë…
Studentja: Po për ne çfarë mendon deri tani?
Rama: S’thashë gjë për ju deri tani… Më pyetët si ju duket, ju thashë më duket idiotësi, s’keni pse të ofendoheni.
Studentja: S’na dhatë një numër nga 1-10 sa ju pëlqen protesta?
Rama: Kjo s’është protestë, është idiotësi. Të mbyllesh brenda, të mos dish çfarë kërkon, të pengosh të tjerët, është idiotësi.
Studenti: Përgjysmo tarifat e masterit vëlla..
Rama: Si the ti vëlla? Tarifat e masterit nuk përgjysmohen, jo të ngujoheni por të dilni pas kushedi sa vitesh…
Studentja: Unë mendoj t’i mbyllni fare masterat…
Rama: Nuk përgjysmohen.
(Rama mbyll telefonin)
Njëri nga studentët shan: Të q… r…t.