Avokati dhe politikani i njohur Spartak Ngjela ishte pjesë e “Ftesë në Pesë”, për të folur rreth librit të tij më të fundit “Hakmarrja e një gruaje”. Përmes këtij romani, avokati i njohur hedh dritë dhe denoncon një nga krimet më të rënda të diktaturës, përdhunimin e grave nga pushtetarët.
Bazuar në ngjarje të vërteta, Ngjela pranoi se pasi ta lexojnë, shumë gra do e gjejnë veten në libër dhe do i shkruajnë . Ai e mbajti shumë bisedën te gratë, duke vlerësuar intuitën dhe inteligjencën e tyre për ta kuptuar më mirë librin.
Në paralelizëm me ngjarjen e personazhit kryesor të librit, Ngjela përmendi një frazë që tërhoqi pak më shumë vëmendje gjatë bisedës. Sipas tij, për gratë s’ ka rëndësi se me kë flenë, por e rëndësishme është me kë zgjohen.