Nga Kreshnik Spahiu
-Ka 2 muaj që sheh ëndrra, si mund ti prijë levizjes studentore, por ata nuk e pranojnë!
Pas 1 vit protestash popullore Lulzim Basha kishte mbetur spektator. Ai i ndiqte nga media protestat e Kalimashit, Teatrit, naftëtarve, emigrantëve dhe aktualisht të studentëve.
Askush nuk e pranonte, askush nuk e merr seriozosht, askush nuk do që të bëhet pis protesta me prezencën e tij.
Në fakt dhe ai nuk i ka me qef protestat por nuk e mban hiç presionin e Berishës. Çdo ditë Berisha i ngërdheshet dhe i çirret me të drejtë: “Të besova partinë dhe s’mund t’ma shkatrrosh duke fjetur në Hollandë”
Basha duroj sa duroj, dhe dje bëri mbledhje me opozitën e lodhur 28 vjet në pushtet dhe parlament.
Dje doli dhe paralajmërmi për “fundin” e Edi Ramës por askush nuk e besoi dhe askush nuk e mori seriozosht sepse:
1- Opozita nuk i fiton dot zgjedhjet me këtë Kod Zgjedhor, që fal marrveshjes famkeqe me Ramën, ai nuk flet kurrë më për votën elektronike!
2- Opozita nuk ka një ofert të re por paraqitet sërish me ish-ministrat 28 vjeçar që i urren mbarë populli dhe s’kanë fijen e popullaritetit.
3- Protestat e Bashës janë më qesharaket në Europë pasi organizohen si koferenca shtypi në natyrë. Fjalimi bajat i përsëritur i Bashës dhe që më pas i shpërndan militantët me qetësi.
4- Paneli dhe liderët miliarder të opozitës që kryesojnë protestat me syze Cartier dhe Kostume Hermes. Deri dje jetonin në mal me lopët dhe tani kanë justifikuar pasurinë duke shitur gomarin apo kosheret me bletë.
5- Tradhëtitë që Basha u bën vazhdimisht çdo kauze dhe proteste radhazi kanë lënë shijen e besprerit. Le të kujtojmë:
Në protestën e fundit i la mitingashët në shesh dhe drekonte me muzik tek Restorant Piaca
Në protestën e parafundit me çadër hyri në bashkqeverisje me Ramën etj etj …
6- “Zjarr-fikës protestash” e quan gjithë populli, madje edhe Monika Kryemadhi dje deklaroi: “Opozita smund të jetë më Zjerrfikse.”
Për të gjitha këto arsye Lulzim Basha po del në protestë jo për të rrëzuar Ramën por studentët sepse po i rrëshqet nga dora flamuri opozitar.
Prandaj ai ska rrugë tjetër, veçse të bëj sërish zjarrfiksin dhe të largojë studentët.
Unë e di fundin e kësaj proteste, do vdes shpresën rinore dhe lëvizjen studentore.