Në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputeja Nora Malaj ka shpërthyer në lot.
E ftuar në emision “Provokacija” në ABC News, deputetja e LSI-së ka komentuar momentin, duke treguar se çfarë e bëri që ajo të derdhte lot.
Drejtuesi i emisionit, Mustafa Nano, i ka hequr një paralelizëm ku u shpreh se:
“Kam parë njerëz që kanë qarë për Berluskonin, kam parë njerëz që kanë qarë për Theçerin, për Merkelin nuk e di.
Ajo është një lidere shumë e fortë në Gjermani, nuk e di nëse qan njëri për Merkeli. Këtu në Shqipëri kanë qarë për Berishën”.
Në këtë moment deputetja ndërhyri dhe tha:
“Ja që jam edhe unë që qaj për Monikën dhe absolutisht e kam mbështetur dhe do ta mbështes në të gjitha gjërat. Jam një këshilltare shumë e mirë e saj.
Dhe jam një njeri, që kur ajo me forcën e vërtetë të shpirtit, të fjalës, me emocionon, me pasionin, me misionin, me vizionin, me dëshirën që ka për të thënë ca gjëra të vërteta, s’ka arsye pse njeriu të mos derdhë edhe lot”.
Më tej gjatë fjalës së saj Malaj theksoi se ishim mbledhur disa gjëra që e kishin emocionuar aq shumë.
“Të gjithë u shqetësuan pse qau Nora. Ka pasur këndvështime nga më të ndryshmet.
Që nga individë që e quajtën dhe nuk e di se si e quajtën.
Në psikologji njeriu ka momente të caktuara, dhe kur niset për një kauzë apo kur është pjesë e një kauze, jep gjithçka.
Sigurisht edhe loti është pjesë njerëzore. Unë jam njeri pasionant dhe nuk është turp të qash.
Në fak m’u mblodhën shumë gjëra. Ishte dita kur im bir kishte ditën e lindjes.
Dhe si çdo nënë mendon se i vajti djali 29-vjeç dhe se që në mëngjes kisha atë ndjesinë që të kaloja me tim bir, me familjen dhe të bëja gjara që bëjmë në jetën e përditshme”.