Klement Balili ka dalë nga Drejtoria e Policisë Tiranë për t’ju drejtuar gjykatës së Krimeve të Rënda.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për Klement Balilin.
Pas seancës, avokati Theollori Sollaku shprehet se vendimi është i papranueshëm duke nënvizuar se nuk ka asnjë provë.
Provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës.
Njeriu i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua të martën në duart e Policisë dhe kaloi natën në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë.