Presidenti Ilir Meta i ka akorduar Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.
Augur Vrenozi tregtar dhe mik i pronarit tentoi të mbajë mbyllur derën për të mos i lejuar grabitësit të dalin nga pika e këmbimit valutor në Fier.
Në këtë përpjekje Agur Vrenozi 63 vjeç qëllohet me plumb në ballë. Në të njëjtën kohë autorët qëllojnë drejt pronarit Gëzim Hoxha 53 vjeç, duke e plagosur edhe atë. Fatkeqësisht Augur Vrenozi nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.