Liv Conlon i habiti të gjithë, kur në moshën 16-vjeçare vendosi të braktisë shkollën. Mësuesit e saj e quajtën të “çmendur” dhe u përpoqën ta bindnin që të mbaronte shkollën dhe të vazhdonte studimet në Universitet.
Por asaj nuk i duhej shkolla, pasi kishte vendosur të merrej me biznes. Fillimisht ajo blinte mallra nga Kina dhe i shiste online. Më pas vendosi të merrej me dizanj shtëpish.
Vitin e parë fitoi vetëm 5 mijë paund. Të dytin 30 mijë, dhe vitin e tretë 1 milionë paund. Tashmë 20 vjeç, Liv ka kompaninë e saj, ku ka punësuar 10 veta.
Mes tyre, edhe mamanë e saj 52-vjeçare. Liv kishte nisur në fakt, që në moshën 13-vjeçare të merrej me :biznes”, teksa shiste fletë për thonjtë.