“Më sulmoi vetë i pari, më goditi në kokë me celular. Ata ishin dy dhe unë nxora thikën nga frika, për t’u mbrojtur. E kam qëlluar nga frika. Megjithatë, ndjej shumë pendesë për veprimin tim, mund edhe ta kisha shmangur”. Kjo ka qenë dëshmia e Devi Lalës, 17 vjeç i cili akuzohet për vrasjen e 16-vjeçarit Angelis Gjokazaj.
Ngjarja ka ndodhur me datë 2 mars, në lagjen numër 15, Durrës ky të rinjtë janë konfliktuar, ndërsa me pas Lala e ka qëlluar disa herë Gjokazajn me thikë gjë që ka bërë që Angelis të ndërronte jetë në spital. Gjykata ka vendosur ditën e djeshme masën e sigurisë “arrest me burg” për adoleshentin.
Ndërkohë Këshilli Disiplinor i shkollës profesionale “Hysen Cela” ka marr masë disiplinore për mësuesen që nuk pranoi në mësim Angjelo Gjokazaj, i cili u vra nga Devi Lala. Ajo ka thënë se Angjelo ka ardhur me 12 minuta me vonesë dhe i kam kërkuar të vinte me prindërit.