osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkodra, nje histori deri ne 39′!

Shkodra, nje histori deri ne 39′!

Shkodra (Scodra) është një nga qytetet më të lashta dhe më të mëdha të Shqipërisë, qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore. Shtrihet në skajin jugor të Ultësirës së Mbishkodrës pranë liqenit të Shkodrës, në lartësinë 16 m, ndërmjet lumenjve Drin e Bunë, malit të Taraboshit dhe kështjellës së Rozafës.

Shkodra është themeluar aty nga shek. IV p.e.r në kodrat përreth Kështjellës së Shkodrës. Ishte qendër e fisit Ilir të Labeatëve dhe gjatë sundimit të Gentit u bë kryeqendra e shtetit Ilir. Të kësaj periudhe janë monedhat e prera me emrin e qytetit. U pushtua nga romakët më 168 p.e.r. Nëpër Shkodër kalonte rruga e njohur tregtare – ushtarake që vinte nga V dhe nëpër luginën e Drinit kalonte në Kosovë e më tej. Më 1040 u pushtua nga serbët dhe ishte më pas kryeqendra e Zetës. Gjatë shek. XIV u bë qendër e rëndësishme komune autonome me institucione të zhvilluara dhe më pas qendër e feudalëve Balshaj. Më 1396 u pushtua nga venedikasit, sundimi i të cilëve u ndërpre nga një varg kryengritjesh të popullsisë.

Shkodra u bëri ballë dy rrethimeve osmane, më 1474 e 1478-79 dhe ra në duart e tyre pas një mbrojtje që pati jehonë ndërkombëtare. Ishte vendlindja e humanistëve M. Barleti e M. Becikemi. Pas pushtimit popullsia u shpërngul, qyteti u rrënua sa u kthye në fshat. U rimëkëmb dhe në shek XVII arriti 1800 shtëpi. U bë qendër kryesore ekonomike e Shqipërisë së Veriut dhe e sanxhakut të Shkodrës. Lulëzuan zejtaritë, punimi i armëve, i mëndafshit, argjendaria etj… U ndërtuan shtëpi dykatëshe prej guri me çardak, pazari, Ura e mesit etj. Në shek XVIII u bë qendër e pashallëkut të Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve (1775-1831). Edhe pas rënies së pashallëkut, banorët kanë bërë një varg kryengritjesh kundër pushtuesit osman (1833-1836, 1854, 1861-62, 1869).

Zhvillim të madh ekonomik Shkodra arriti në mesin e shek. XIX. Më 1870 kishte 50.000 banorë. Përveç si qendër e vilajetit, ishte nyje e rëndësishme tregtare për gjithë Ballkanin perëndimor me 3500 dyqane. Më 1807-1808 ishte ndërtuar bezistani. Punoheshin pëlhurat, veshjet kombëtare, lëkurët, duhani, baruti etj. Tregtarët kishin agjencitë e tyre në vende të huaja dhe u ngrit një organizëm i posaçëm për rregullimin e punëve tregtare, si dhe një gjykatë tregtare e drejtoria e postave për shërbime të huaja. Që më 1718-ën ishin hapur agjenci konsullore të disa vendeve të huaja. Si port përdorej Oboti, por sidomos Ulqini dhe më vonë Shëngjini. Me ndërhyrjen e fuqive të huaja në mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi françeskan.

Gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit, Shkodra ishte vatër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Banorët morën pjesë në luftimet për mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nënshkruan botërisht në sheshin kryesor të qytetit protestat drejtuar fuqive të mëdha. Dega e Lidhjes për Shkodrën që pati edhe gardën e vet, ishte nga më veprueset dhe dha ndihmesë për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, Hotit e Grudës dhe në Luftën për Ulqinin. Ajo u shtyp e para me armë nga Porta e Lartë.

Shkodra ka qenë në këtë periudhë gjithashtu një qendër e rëndësishme kulturore. Përmendet biblioteka e Bushatllinjve, për të cilën në vitet 40 të shek. XIX u ngrit ndërtesa që shërbeu më pas si seli e degës së Lidhjes. Libra me vlerë u grumbulluan edhe në bibliotekat e urdhrave katolikë. U themeluan shoqëri letrare, kulturore e sportive, si shoqëria “Bashkimi” dhe “Agimi”. U ngritën shtypshkronja, ku u botuan edhe të parat gazeta e revista brenda kufijve të Shqipërisë. Më 1878-ën u ngrit e para bandë muzikore e vendit dhe në Shkodër, nisi puna e fotografëve Marubi, nga e cila trashëgohet një fototekë shumë e pasur.

Shkodra është vendlindja e P. Vasës, Z. Jubanit, L. Gurakuqit, F. Shirokës e mjaft shkrimtarëve të mëdhenj. Nga dhjetëvjeçari i fundit i shek. XIX, Shkodra nisi të humbiste rolin e madh ekonomiko-tregtar, më 1895 kishte 36.000 banorë. Ngritja e punishteve të mëdha (manifakturave) solli shtimin e punëtorëve me mëditje (elhakçinjve) dhe në fillim të shek. XX këtu shfaqet për herë të parë lëvizja punëtore në Shqipëri. Më 1901 u bë greva e parë e punëtorëve, ndërsa më 1905 u festua për herë të parë 1 maji në Shqipëri.

Shkodra, gjatë luftës Ballkanike dhe gjatë Luftës I Botërore u bë pre e synimeve të shteteve fqinje, e Malit të Zi dhe e Serbisë. Populli i Shkodrës mbajti për shtatë muaj me radhë qytetin kundër ushtrive rrethuese malazeze e serbe, të cilat hynë në qytet më 23.4.1913, me tradhtinë e Esat Toptanit, duke dëmtuar rëndë qytetin dhe duke djegur pazarin. Por, ato u detyruan më 14.5.1913 të linin Shkodrën, e cila në bazë të vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër ishte pjesë e Shqipërisë, por duke u vendosur nën një administrim ndërkombëtar.

Me shpërthimin e Luftës I Botërore forcat Malazeze përsëri hynë më 27.6.1915 në Shkodër. Më 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro – Hungaria dhe u bë qendra e zonës së tyre të pushtimit. Me mbarimin e Luftës u vendos përkohësisht administrata ushtarake ndërkombëtare dhe më 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverinë kombëtare të Tiranës. Në gjysmën e dytë të vitit 1920 ajo përballoi një rrezik të ri; ndërhyrjen ushtarake të shtetit serbo-kroat-slloven.

Shkodra ka qenë një nga vatrat kryesore të lëvizjes demokratike-revolucionare në vitet 1921-1924. Në zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese (27.12.1923), me shumicë dërrmuese votash, fitoi opozita. Natën e 31-të të majit 1924 forcat revolucionare morën nën kontroll qytetin dhe nga këtu u nisën për në Tiranë.

Në vitet 1924-1939 pati një zhvillim industrial të ngadaltë, u ngritën fabrika të vogla dhe punishte të industrisë ushqimore, të tekstilit e çimentos. Nga 43 që ishin më 1928 ato arritën 70 më 1938. Më 1923 Shkodra kishte 20.000 banorë, ndërsa më 1939 kishte 29.000./Shekulli/

VIANA ISHTE DIKUR