osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tre “VIP”-at e penduar, që kanë shërbyer në pasurimin e familjes “Metaj-Kryemadhi” dhe 50 drejtues të tyre pas hekurave

Shqiptarët dhe Shqipëria, do kishin shpëtuar nga një president si Ilir Metaj, qysh me videon “Prifti”, por drejtësia e qelbur e Sali Berishës e mbrojti dhe, ja ku jemi përballë faktit, që LSI nuk ka vetëm disa ish-zyrtarë, ish-ministra e deputetë hajdutë, por është parti “Bandë hajdutësh”, krijuar nga pronarët e saj Metaj-Kryemadhi, të cilët bëjnë sikur qajnë për vuajtjet e popullit e përbetohen për ndershmëri, por i kanë “lotë e jargë krokodilësh” të pangopur

Vetëdorëzimi i Kelmend Balilit, me pamje përqafimesh e përcjellje familjare, deri në dalje të fshatit, sikur shteti po e çonte ushtar në Kabul, ka krijuar rëndesë psikologjike për çiftin Metaj-Kryemadhi, mbasi nga “Telereportazhi Rama” i marrjes në dorëzim të Kelmend Balilit, ata kanë kuptuar qartë, se kryetrafikanti i tyre, po shkonte në pranga, me mision për asgjësimin e “kokës së krimit” e korrupsionit në Shqipëri.

Pas 28 vitesh rrumpallë, ndërkombëtarët duket se kanë vendosur, t’i japin fund sundimit politiko-shtetëror të “Gedafëve” shqiptarë, duke e nisur nga “koka e jo nga bishti”, ku i pari në “listën zezë” është Ilir Metaj, për të cilin, goditja do të nis me “gjylen” Klemend Balili e në vijim me shumë zullume të tjera, që kanë prodhuar “miliarda” e pasuri “Sheik”-ësh për familjen presidenciale.

Tre “VIP”-at e penduar, që kanë shërbyer më pasurimin dhe krimet e familjes “Metaj-Kryemadhi”

Dëshmia e të penduar Almir Rrapo, i cili në shkëmbim të lehtësirave penale, ka dëshmuar në drejtësinë amerikane, gjithë pazaret dhe aferat që ka bërë më botën e krimit, në shërbim të çiftit Metaj-Kryemadhi, i përdorur prej tyre, duke u maskuar me postin shtetëror të Kryekëshilltarit Diplomatik në Ministrinë e Jashtme kur Ilir Metaj ishte ministër dhe Zv/Kryeministër, me qëllim që t’i fshihej drejtësisë, si person në kërkim nga SHBA.

Vetëdorëzimi i Balilit dhe bashkëpunimi i tij, me DEA-Amerikane e drejtësinë, si “i penduar e i përdorur” nga familja presidenciale, është dosja e tretë kriminale, që “kryqëzon” kryemafiozin Ilir Metaj, i cili deri tani i ka shpëtuar ndëshkimit, për shkak se drejtësia ishte vegël e tij e deri sot edhe vartëse si kryetar i KLD.

Dëshmia e Kastriot Ismailajt për skandalin “CEZ-DIA”, i cili ka deklaruar e pranuar para drejtësisë, se ka punuar për familjen mafioze Metaj-Kryemadhi, duke i zhvatur miliarda lekët shtetit, me licencat fiktive, për menaxhimin e borxheve të energjisë elektrike.
Ja 50 drejtorë e zyrtarë të LSI, të arrestuar e dënuar, të cilët kanë deklaruar, se në çdo afërë korruptive, 70% të vlerës, e dorëzonin tek familja Metaj-Kryemadhi

Genc Balla, Drejtor i Mjedisit Durrës dhe 3 vartësit e tij.
Ferdinand Doksani, Drejtor i Burgut Rrogozhinë dhe 2 mjekë.
Luiza Tabaku, Drejtore e Zyrës Arsimore të Rrethit Lushnjë.
Pjerin Xhuvani, Drejtor Rajonal i Fondit të Kujdesit Shëndetësor
Albert Topçiu, Drejtor Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit.
Elvis Bajaziti, Drejtor i Hipotekës Lushnjë dhe shoferi i tij zyrtar.
Robert Shtëmbari, Drejtor i Emergjencave të Rrethit Lushnjë.
Bledar Dervishi, Drejtor i Pronash Qarku Tiranë, sot Këshilltar në Presidencë.
Artur Zoto, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Iliaz Labi, N/ Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithëm i Rrugëve.
Albens Alite, Shef Sektori në Drejtorinë e Rrugëve.
Aksel Qorduka, Shef Sektori në Drejtorinë e Rrugëve.
Jorgji Ruci, Këshilltar i LSI, Bashkia Dropull, Gjirokastër.
Ndue Lala, Këshilltar i LSI, Bashkiak Pukë.
Mirjan Bletaj, Këshiltar i LSI, Bashkia Shkodër.
Admirim Kala, kandidat për deputet i LSI në Elbaan.
Fatos Kaja, Nënprefekt i Kavajës, zyrtar i LSI.
Shkëlzen Berisha, Drejtor dhe 2 vartës të tij në Hipotekën Shkodër.
Hilmi Erkoçaj, inspektor i AKU Shkodër.
Abdyl Bajraktari, inspektor i AKU Shkodër.
Elvis Rraboshta, inspektor i AKU Shkodër.
Adnan Gradeci, inspektor i AKU Shkodër.
Edmond Fortuzi, inspektor i AKU Shkodër.
Andimiano Ravolli, korrupsion me vota në Korçë.
Arben Ruço, korrupsion me vota në Korçë.
Pajtim Myrtollari, korrupsion me vota në Korçë.
Rolandi Demko. korrupsion me vota në Korçë.
Behxhed Pjeci, Hipoteka Kavajë.
Ilir Kaja, Hipoteka Kavajë.
Dritan Kazazi, Hipoteka Kavajë.
Andi Gjeci, Hipoteka Kavajë.
Nezir Levini, Hipoteka Kavajë.
Dashamir Çullhai, Hipoteka Kavajë.