Rita Ora është një nga këngëtaret më të famshme në botë dhe si rrjedhojë edhe fitimet e saj kapin shumat marramendëse.
Mirëpo familja e Ritës ka një biznes të thjeshtë në Londër ku duket se i nxerrin aty fitimet e tyre. Ata kanë një restorant dhe gatuajnë ushqime tradicionale shqiptare.
Ndërsa ai që i ka befasuar të gjithë është vëllai i Ritës i cili është shfaqur duke shërbyer si kamarier në restorant. Ka qenë e ëma e këngëtares Vera Ora e cila ka postuar në Instastory një foto të të birit.
E përditshmja britanike “The Sun” shkruan se Rita sipas përllogaritjeve ka 29 milionë paund në llogarinë e saj nga përfitimet e koncerteve. Mirëpo siç duket familja nga Kosova do të ruajë traditën e të punuarit edhe në Londër.