Kreu i ARRSH, Afrim Qendro është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës pas fillimit të hetimeve në lidhje me kompaninë “DH Albania”, e cila kishte falsifikuar dokumentet për marrjen e tenderit për lotin e parë të Unazës së Re.
Afrim Qendro pritet të japë shpjegime në lidhje me tenderin e lotit të parë, pasi Prokuroria ka nisur një hetim me dyshimet se janë falsifikuar dokumentet e kompanisë fituese.
Më herët, për këtë çështja janë marrë në pyetje 5 zyrtarë të ARRSH.