Në fakultetin e Ekonomisë, pjesa derrmuese e studenteve janë rikthyer në shkollë për të zhvilluar normalisht mësimin. Por ata janë penguar nga një tjetër grup studentësh, të cilët janë ngujuar prej disa ditësh brenda ambienteve universitare.
Dera kryesore e fakultetit është bllokuar me karrige e tavolina nga grupi i studentëve të ngujuar, duke e bërë të pamundur zhvillimin normalisht të mësimit.
Në një prononcim për Report Tv, një studente e cila është pro mësimit u shpreh se: Jemi për mësim, jemi një grup shumë i madh. Na është bllokuar dera. Nuk na lënë të futemi as ne dhe as administratën.
Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesat, por kemi kuptuar që ato duan kohë që të plotësohen. Nëse nuk ndodh kjo sërish ngrihemi në protestë./Shqiptarja.com