osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Zi” në LSI, Mona-Titi gati për “vetflijim”, vijon heshtja e kobshme për dorëzimin e Balilit

“Zi” në LSI, Mona-Titi gati për “vetflijim”, vijon heshtja e kobshme për dorëzimin e Balilit

Heshtja e Monës dhe Titit të LSI është alarmante dhe e frikshme, ku me shumë gjasa po përgatiten për ndonjë marrëzi, të tmerruar në palcë nga dorëzimi i Balilit, i cili ka në dorë fatin e gjithë LSI-stave

Vijon ‘zia’ dhe paniku në LSI-në e Monës, e cila është fshehur që pas dorëzimit të Klement Balilit, së bashku me ‘zhurmuesin’ Tit Vasili, të cilët siç duket po bëhen gati për ‘vetëvrasje’ politike. I vetmi që ka reaguar me gjysmëzëri në LSI për ngjarjen e bujshme është Presidenti Ilir Meta.

“Përshëndes ndalimin e Klemend Balilit, një person me probleme mjaft serioze me ligjin. Në këtë rast dua të falenderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot”, tha Meta.

Nxitimi i tij për të reaguar, menjëherë pas një deklarate të Ramës, për vetëdorëzimin e Klement Balilit, ka qenë i “detyruar” për Ilir Metën, nga kompleksi që ka prej faktit se Balili ka qenë njeri i partisë së tij.

Por, ndërsa Ilir Meta e ka bërë një reagim të shpejtë, ajo që tërheq jo pak vëmendje është heshtja e LSI-së. Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, nuk ka thënë asnjë fjalë, ndonëse kanë kaluar gjithë këto orë dhe lajmi ka bërë jehonë të gjerë në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Akoma më e çuditshme është heshtja e kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, që nuk lë marrëzi pa komentuar në FB-në e tij. Madje, edhe kur doli në një konferencë për shtyp në selinë e LSI-së nuk tha asnjë fjalë për këtë ngjarje të bujshme. Heshtja e Monës dhe Titit të LSI është alarmante dhe e frikshme, ku me shumë gjasa po përgatiten për ndonjë marrëzi, të tmerruar në palcë nga dorëzimi i Balilit, i cili ka në dorë fatin e gjithë LSI-stave.

Siç dihet tashmë, ‘Eskobari i Ballkanit’, Klement Balili, ka lidhje të ngushta politike, teksa gjithë familja e tij ka qenë afër Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe pse jo në vijën e parë me poste a pozita, ata, si çdokush afër partive, kanë patur benefitet e tyre gjatë kohës kur ka qeverisur e djathta, e më pas LSI.

Në vitet e aleancës mes PD-së e LSI-së, ndodhi më pas një kalim pragmatik i Balilajve në kampin e Metës, për të marrë formë të plotë me qeverisjen e re PS-LSI, që patën si epilog inagurimin e Santa Quaranta-s, ku gati gjysma e qeverisës, e patjetër ministrat e LSI-së e vetë Meta, ishin aty.

Klement Balili më pas u emërua edhe drejtor nga LSI te Patentat, për herë të parë në administratë publike, pa asnjë përvojë të mëparshme. E gjitha kjo duket se do t’i kushtojë shtrenjtë Metës, Monës e gjithë LSI-së, partisë së njëmijë e një të zezave, që vetëm ka vjedhur e shkatërruar vendin.

Pas lajmit për Balilin, në partinë e Dr. Monikës bie “gripi i derrit”, deputetët “trima” braktisin “guvën” LSI