Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer të martën në emisionin “Opinion” momentet kur shkoi në fshatin Stjar të Delvinës, aty ku takoi Kelmend Balilin dhe filmoi momentet e vetëdorëzimit në polici.
Hoxha tha se në fshatin Stjar, në zonën ku takoi Balilin, kishte një pajisje që bllokonte të gjitha valët telefonike dhe bllokonte çdo pajisje tjetër elektronike.
“Në momentin që unë kam shkuar gjatë ditës së djeshme, para se t’i afrohesha zonës është bllokuar çdo pajisje elektronike. Aty kishte një pajisje që nxirrte jashtë përdorimit çdo pajisje tjetër. Aty pashë që gjithë pajisjet elektronike ishin jashtë funksionit dhe ne ishim të izoluar nga pjesa tjetër. Në momentin e parë nuk e kam njohur kur e kam takuar. Gjëja e parë që më tha, më ke nxirrë jetën tha, unë jam ai Eskobari. Aty ku e kam intervistuar nuk kam pasur asnjë lloj kontakti“, u shpreh gazetari investigativ.