Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka ironizuar opozitën në lidhje me deklaratat e kësaj të fundit për vetëdorëzimin në polici të Eskobarit të Ballkanit, Klement Balili.
Nëpërmjet një postimi të shkurtër në profilin e tij në Facebook, Ndreu shkruan se ndërkohë që Ambasada amerikane në Tiranë përshëndet Policinë për kapjen e Balilit, opozita përshëndet Balilin për dorëzimin.
‘Ambasada e USA ne Tirane pershendet Policine e Shtetit per kapjen e Balilit, opozita pershendet Balilin per dorezimin ! Vaj vatani e mjere mileti me kete opozite’, ka shkruar deputeti i PS.