Këto janë momentet e fundit të Klement Balilit në liri, pamjet të kapura këtë të martë përpara se “Escobari i Ballkanit” t’i jepte fund arratisë 2 vjeçare duke u dorëzuar në polici.
Dukshëm ai është dobësuar shumë duke humbur disi nga pamja e tij e para dy viteve. Balili u vetëdorëzua në polici pas disa muajsh negociata me autoritetet shtetërore.