osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Unaza, ARRSH: Jemi në pritje të vendimit të shpronësimeve!

Unaza, ARRSH: Jemi në pritje të vendimit të shpronësimeve!

Ka kaluar më shumë se dy muaj që kur u shpallën fituesit e tenderit për rindërtimin e segmentit të Unazës së Re nga sheshi “Shqiponja” e deri tek Pallati me shigjeta, por puna në terren nuk ka nisur ende.

Në lotet ku tenderi nuk është anuluar, është bërë vetëm heqja e pemëve dhe përcaktimi i perimetrit të kantierit, por në asnjë vend nuk po punohet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) thotë se puna në dy lotet e Unazës së Re ku nuk është anuluar tenderi, nuk ka nisur pasi nuk ka dalë vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimet.

Ky dokument pritet të miratohet nga qeveria së shpejti dhe pasi të kryhen pagesat e shpronësimeve, do të nisë prishja e objekteve me leje dhe më pas puna për rindërtimin e Unazës së Re.

Ky segment i unazës me tre lotet e tij do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë rreth 40 milionë euro. Qeveria parashikon që puna do të zgjasë rreth 2 vjet e gjysmë.

Nga ana tjetër, ky projekt po haset me shumë kundërshtime, në radhë të parë janë banorët e zonës së Astirit që kundërshtojnë prishjen e shtëpive dhe protestojnë pothuajse çdo ditë.

Ndërkohë, vetë tenderi po hetohet nga prokuroria për procedurat e ndjekura.

Për lotin ku përfshihet ndërtimi i mbikalimit tek sheshi “Shqiponja” u zbulua dhe më pas u konfirmua nga autoritetet amerikane se kompania fituese DH Albania kishte falsifikuar bilancet dhe dokumentet e origjinës në Shtetet e Bashkuara.

Kurse prokuroria shqiptare po verifikon të gjitha shkresat e ndjekura për të treja lotet, duke përfshirë ato që nuk është anuluar tenderi.