Luigi Soreca, Ambasadori i BE në vendin tonë, në një reagim publik është shprehur se lajmi për arrestimin e Balilit, përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe se pikërisht kjo luftë është prioritet për hapjen e rrugës së BE për Shqipërinë.
Në një postim në TWitter Soreca shkruan se “fakti që Klement Balili është në burg përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një prioritet kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE”.