Kryeministri Edi Rama ka komentuar reagimet e opozitës lidhur me prangosjen e Klement Balilit.
Shefi i qeverisë, ironizon duke thënë se zhvillimet e sotme nuk janë pritur pozitivisht nga forcat opozitare.
“Kur kapen janë ata që na kapin ne!
Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre!
Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin!
Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare,as njëri as tjetri”, nënvizon Rama.