osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Personazhet e Tiranës së viteve ’30: Kush ishin Shaban Qosja, Kizi Pazarit, Lymi Tutit…

Personazhet e Tiranës së viteve ’30: Kush ishin Shaban Qosja, Kizi Pazarit, Lymi Tutit…

Nga Raimonda Shundi (Dervishi)

Tirana paqësore dhe e pasur me dashuri kishte personazhet e vetë popullorë që ende sot kanë eko-n e tyre urbane. Kaluar goje më gojë, sy më sy dhe sot ata tingëllojnë kaq autentikë sa nuk i shpëton dot shprehjen “ ah .. poooo!!!”. Flasim shpesh për histori trimash, herojsh apo edhe luftërash të fituara e të humbura.

Diskutojmë për familje të mëdha të tradhëtuara apo besëmbajtura, për financues që ende i dedikojmë një vend lavdërues për historinë e Tiranës sonë tjerrëse. Orëndreqës, rrobaqepës, ndërtues (me qerpic), bakerzhij, samarxhij, kepucarë mjeshtra, argjendarë. Por janë edhe ato legjendat urbane të rrefyera apo të para nga brezi i 60-70-80 vjeçarëve të sotëm.

Personazhe të cilët për kohën ishin si turpi i Tiranës sojlie (fisme). Por, një qytet ka nevojën e nxjerjes nga arkivavt jo vetëm të historive trimëruese, por edhe atyre histori e personazhe të cilat bënë një qytet atë që atëherë ishte, dhe që sot është.

Sot kemi kaq shumë informacione dhe gjallëri saqë shumë fenomeneve as që na del koha t’i kushtojmë vvëmëndje e jo më të merremi me to. Personazhe të shumtë vidhen nga zhurma e ditëve të ngarkuara, mjaftë ngjarje na zvjerdhin shijen e të qenurit njeri ku fokusi yn të jetë komshiu pranë, furra e bukës, i meti i lagjes, qefliu, thyerësi i ligjit…. Lagja jonë është vendi ku ne çdo ditë shohim jetët tona në sytë e tjetrit. Është vendi ku u lindëm, po rritemi, krijuam familjet, ndarjet, plakjet e prindërve tanë … e më pas tonën. – “C’ bo vaki n’komshi, prite n’shpi” është shprehja tipike Tiranse ku sedërton çdo kënd për raportet me njëri-tjetrin. Ne, qytetin tonë nuk mundemi ta mbajmë të pandryshueshëm, ndërsa kujtimet janë aty, stoike. Nuk duhet t’i lëmë të zëvendësohen me fluksin pa jetë të ditëve që po jetojmë. Le të kujtojmë pra, na bënë mirë për memorjen dhe orjenton fëmijët tanë për vazhdimin. Umberto Eko në një nga shkrimet e tij mbi kohët dhe kancerin e saj është lartësimi mbi dobinë e kujtesës jo vetëm për ne, por sidomos brezit të ri. Është një nga format më të këshillueshme ku zëvendesimi i teknologjisë duhet me urgjecë t’i kalojë raporteve njerëzore, kontaktit, rrugës, lagjes,librit, kujtimit. Tani,sot, pa qënë shumë vonë nesër.

Personazhet e qytetit tonë, Hajdutët që dorëzoheshin vetë- Dita e enjte ishte ditë pazari dhe të gjithë fshatarët e fshatrave rreth e rrotull zbrisnin në qëndrën e Tiranës me mallin e tyre, lidhnin gomerët në periferitë e qëndrës që ishte diku te farmacia 5 sot dhe shisnin produktet e tyre. Bashkia me sektorin e xhandarmërisë e dinte fare mirë se cilët ishin elementet të cilët vuanin nga mania e vjedhjes, kleptomania, gjithsej rreth 4,5 persona. Këto ishin të detyruar që në ditën e pazarit, pra të ejten, të qëndronin në xhandarmëri deri në orët kur mbyllej orari i shitjeve. Dhe ata e zbatonin rigorozisht duke u paraqitur vetë.

Lymi i Tutit- Një personazh sa simpatik aq edhe ironik përpost pamjes së tij prej endacaku. Lymi kishte pasion hekurishtet dhe çdo ditë mblidhte gjithçka që mundej për t’i depozituar ne shtëpinë e tij, të kthyer në një magazinë skrapi. Kënga “Siciljana bruna” ishte lajtmotivi I Lymit, gjë që vërteton natyrën e gëzuar dhe optimiste përkundrejt kushteve të jetesës. Flitet se vetë babai kryegjyshatës kujdesej për të pasi i doli në ëndërr profecia se ku duhej të ndërtohej ambjenti i tyre i kultit. Në Tiranën e atyre viteve ku syri të kapte vetëm hapsira bosh kishte alternativa pa fund oazesh për gjithçka.

Tirana e varfër kishte fare pak lypsa; ne do sjellim tre raste. I pari ishte Besim 2-lekshi. Besimi donte vetëm 2 lek nga banorët. Me sa duket kuptonte se fukarallëku I tiranasve nuk i jepte më shumë se kaq dhe për të ruajtur zotnillikun edhe në rastin e një shume më të madhe, ai i kthente mbetjen, ndaj quhej si lypsi që kthen kusur. Rasti i dytë ishte i një personazhi që rinte gjatë gjithë kohës te “Bar Crimea” diku te zona e sahatit dhe priste kur dikush nga klientët ta qeraste. Lypsari nuk kërkonte para, por vetëm alkol. Klientët e “Crimea” (emër qyteti rus) e kishin objekt zbavitjeje, pasi në përgjithësi personazhi yn flinte dhe kur fansat e gjenin në gjumin rënduar edhe nga pija, e ngacmonin për ta zgjuar, ai u përgjigjej me batutat tipike – “ Shejtoni po fle, cke që e zgjo, jepi një dopjo ime”. Kur dikush e zgjaste humorin dhe e pyeste në donte të martohej pse jo edhe me nënën e tij, ai ironizonte – ”por kujto se do fle me të”. Sala, lypsari që këndonte. Te Bardhoshët (rrobaqepës profesionistë me emër) që ndodhen diku në rrugën Ali Pash Gucia(Kisha katolike) Sala kalonte vazhdimisht dhe nuk kërkonte asgjë, vetëm këndonte – kape zaro (qenin) kape leprin, haje me dhom e çoja të zotit. Me këtë tekst donte tu thoshte familjarëve se tani qeni do dali, por ai e këshillon tu qëndrojë besnik të zotëve. Pas kësaj plakat e shtëpisë dilnin dhe i falnin çfarë të mundnin, ndërsa Sala me bastunin-shok, largohej paqësisht.

Në dyqanet e viteve që po i referohemi edhe këtyre personazheve, nuk vidhej asgjë. Nëse vidhje një rrotë me pe që kushtonte njëmijë lek, dënoheshe me 1 deri në 3 vjet burg. Një tjetër personazh i njohur ishte edhe Kizi i pazarit, endacakja me aftësi të kufizuara dhe që vazhdimisht mbetej shtatëzan nga të panjohur. Haxhi Plasa njihet me batutën që kur i bie një glasë, thotë “ shyqyr që s’fluturojnë lopët”. Shaban Qosja ishte hundmadhi shitës i cili godiste klientat kur i shanin hundën me gurët e peshores, ndërsa në momentin që nuk ia përmendnin, ai ngacmohej vetë.

Këngë e valle për tu kërcyer?- Të gjithë e kemi dëgjuar e parë vallen “Ra Faja prej fikut” dhe gjithmonë çuditesha me tekstin e saj; citoj “Ra Faja pri’ fiku nuk e zu dekiku, ra faja pri’ moni, nuk e zu akshomi.” Pra flitet për Fajën pa fat i cili ra nga fiku dhe nuk mundi të jetonte gjatë, pra nuk e zuri minuti (dekiku). Ky Faja tjetër, ka rënë nga moni (mani) dhe nuk e zuri mbrëmja (akshami) se vdiq. Në të gjitha dasmat Tiranase (dhe jo vetëm) e kemi parë të inskenuar Fajën teksa kërcen topallce dhe njerëzit që zbaviten duke kërcyer apo kërcasin gishtërijtë, kjo është fuqia e asaj që vjen nga e shkuara e largët, largon emocionin dhe vjen vetëm si një copëz fotografie kujtimi.

Tirana, qyteti i sa e sa historive është edhe qyteti i im, është edhe qyteti i 300 mijë banorëve deri në vitet 90’. Ndaj kur rrëfej histori për të më duket sikur flas për familjen time me 300 mijë banorët më të bukur në botë, megjithë hallet e dertet Tiranase. E ketë ua servirë 1 milion banorëve të sotëm të cilët tashmë janë Tiranës të rinj, ndërsa ata të vjetrit janë aty dhe nësë do t’i dallosh, me fare pak vëmëndje kupton se përpara ke një Tirons den babaden. Se siç thotë edhe një shprehje e vjetër e saj se – Nëse nuk ke një carace në oborr, një budall në fis e një qenef (banjë) në fund të oborrit, sje Tirons! Në fakt caracën nuk e kam, budallin në fis e kam dhe më shumë se një madje, ndërsa në fund të oborrit kam pllakën e qenefit.