Ka disa muaj që këngëtarja e njohur Elvana Gjata nuk publikon në rrjetet sociale dhe nuk është shfaqur në publik.
Prej Elvanës nuk ka asnjë gjurmë që pas ngjarjes në zonën e ish-bllokut, në të cilin u përfshi edhe i fejuari i saj, Ervin Mata,
Por falë miqve të njohur Ermal Mamaqi dhe Valdrin Sahiti, ajo u rikthye për të gjithë fansat e saj.
Nga fotoja e publikuar dy ditë më parë nga Ermali, u kuptua se Elvana ndodhej në Prishtinë, ku po përgatitet për premierën e filmit “Dy gisht mjaltë.
Moderatori publikoi një foto ku ishte përkrah stilistit dhe bashkëngjitur me të shkruante: “Kjo foto u shkrep nga Elvana Gjata që vetëm mu më nxjerr keq… ‘2 Gisht Mjaltë’ së shpejti në të gjitha kinematë”.
Por tashmë kjo foto nuk ndodhet në profilin e “Instagram”-it të Ermalit, i cili ka vendosur që ta fshijë atë duke i habitur të gjithë me këtë veprim.