Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një ndër femrat më të komentuara në mbarë botën dhe ndër më të ndjekurat në rrjete sociale, ku fansat presin me padurim postime të reja prej saj.
Së fundmi, Dua i ka surprizuar të gjithë me një postim të veçantë, ku shfaqet në moshë shumë të vogël. Dua qëndron pranë të motrës duke e përkëdhelur dhe flet shqip në mënyrë perfekte përpara kamerës, duke treguar emrin dhe duke përshkruar tiparet e motrës së saj.
“Duke folur shqip dhe duke e bërë një show të vogël e po i tregoja kamerës motrën time të vogël. Kush e gjen çfarë po thoja? Po më mungon familja ime shumë sot.”- shkruan Dua në videon e publikuar.