Ish Ministri i Jashtëm dhe Historiani Paskal Milo e quan një zgjidhje korrekte dhe normale, marrjen e portofolit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme nga Kryeminsitri Rama që sipas tij, është një eksperiencë që ka ndodhur në shumë vende të botës.
Milo thekson se ky është një veprim normal në shtetet ku funksionon demokracia dhe se Greqia nuk është i vetmi shtet ku ka ndodhur që Kryeministri bëhet edhe Ministër i Jashtëm, por ka shumë shtete në botë me këtë eksperiencë.
“Është zgjidhje normale dhe korrekte. Ka përvoja të ndryshme në botë, ka patur dhe në Shqipëri në të kaluarën.
Nuk është vetëm rasti Grek sic po përmendet për të intimiduar procesin në Shqipëri. Është ndodhi normale në shtetet ku funksionon demokracia.
Ka kryeminstra në vende të ndryshme që marrin edhe portofolin e ministrit të jashtëm, por edhe të mbrojtjes dhe të ekonomisë, e kjo varet nga problemet që ka qeveria për të zgjidhur”, tha Milo ne emisionin ‘Open’ ne Top Channel./Lexo.al