Nard Koka ka reaguar, pasi ka mësuar pazaret e Fahri Balliut në Durrës.
CNA sot publikoi një video ekskluzive ku shihet Fahri Balliu me Ardian Mukën, një nga kandidatët e PD –së, për kryetar të Bashkisë së Durrësit.
Pas publikimit të videos, në redaksinë ka mbërritur një mesazh nga Nard Koka dhe pasi morëm leje po e publikojmë.
Reagimi i Kokës ka ardhur, pasi ka lexuar lajmin e Fahri Balliut se po bën pazare me Ardian Mukën për Bashkinë e Durrësit , për ta vendosur kandidat.
Në video duket qartë se Ardian Muka po i jep llogari Fahri Balliut.
Nga ana tjetër Fahri Balliu njihet si një nga miqtë e ngushtë të Vangjush Dakos, kryetarit socialist, çka duket se pazari i çon fitore nga të gjitha krahët, Balliut të Lulzim Bashës.
Në mesazhin e tij Nard Koka shkruan, “ Gaboheni, Fahriu po i shpjegon programin si me ra nga pesha”./CNA.al