osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas denoncimit të TvT reagon AMLF: U gabuam me WebHost

Pas denoncimit të TvT reagon AMLF: U gabuam me WebHost

Pas denoncimit të TvT ditën e djeshme në lidhje me problematikat e gjurmimit dhe bllokimit të faqeve që ofrojnë lojra fati të paligjshme, në veçanti baste sportive, ku u investigua rasti i bllokimit të gabuar të shoqërisë WebHost sh.p.k., vjen sot reagimi i AMLF dhe AKEP. Nëpërmjet një emaili AKEP ka kërkuar ISP-ve vendase (ku përfshihen dhe operatorët mobile) që të heqin menjëherë bllokimin e shoqërisë WebHost sh.p.k.. AKEP konfirmon që AMLF e ka njoftuar sot paradite për vendosjen e gabuar të WebHost sh.p.k. në listën e faqeve për bllokim dhe si i tillë bllokimi duhet hequr.

Bllokimi apo çensurimi i faqeve internet është një sfidë e shumë qeverive nëpër botë. Në veçanti bllokimi i pjesshëm i kontentit paraqet sfida të mëdha teknike me kosto të lartë për ISP-të. Por gjithashtu bllokimi i faqeve është dhe një temë e nxehtë për shkak se shpesh, pushtetet të tipit autokrat, e përdorin si mekanizëm për të ndaluar opozitën që gjithmonë e më shumë tashmë realizohet në internet, në formën e faqeve, portaleve apo mediave sociale. Raste të debatueshëm ka pasur plot, ndër më të bujshmit mund të përmendim atë të Turqisë kur kryeministri (i atëhershëm) Erdogan tentoi një bllokim të Facebook e Twitter. Kjo solli debate të brendshme në Turqi ku një ndër figurat që u shfaq kundra kësaj mase ishte presidenti Gul, i cili shfaqi opinionin e tij në Twitter duke treguar që kishte anashkaluar dhe bllokimin.

Por rasti aktual i Shqipërisë është i ndryshëm, dhe po të krahasohet me atë të mbylljes së portaleve në tetor 2018. Mbyllja e faqeve që ofrojnë lojra fati të paligjshme ka qenë gjithmonë në fuqi, pavarësisht se entet përkatëse nuk e ndiqnin asnjëherë si problematikë dhe e vetmja faqe e licencuar në Shqipëri për lojra fati on-line ka qenë Bastarena. Kur Rama erdhi në pushtet ai ndërrmori një nismë të tillë në tetor-nëntor 2013 por që u harrua shpejt. Atëherë “armiku” ishin faqet kineze apo bet365 (çuditërisht nuk u fol asnjëherë për faqet vendase gjithashtu të paligjshme), sot janë faqet kryesisht vendase. Rama ka deklaruar shpesh që humbja e ekonomisë nga bastet e paligjshme kap shifra të frikshme, deri në 720 milione Euro në vit. Me ndryshimet e ligjit “Për lojërat e fatit” të fundvitit 2018 që solli mbylljen e plotë të salloneve të basteve sportive, i tërë fokusi është tashmë në online ku mendohet që do të spostohet i tërë aktiviteti i basteve sportive, por jo vetëm, duke qenë se dhe lojrat e tipit kazino janë tashmë të mbyllura.

AMLF ndodhet përballë përgjegjësisë tashmë për të vepruar. Koha do të tregojë sa do të mjaftojë vetëm angazhimi i kryeministrit Rama dhe sa efikase do të jetë kjo betejë e tija me paligjshmërinë.